Rama thotë se ka hyrë në histori, ‘Në histori hyjnë edhe njerëz që u pshurren te varri’

352

Studiuesi Aurel Plasari i ftuar në “A Shou” në News 24, komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama sipas të cilit sfidën e kishte me historinë.
Plasari thotë se në histori hynë të gjitha etnitetet njerëzore, por me rëndësi është se si futesh në histori, që siç tha ai, mund të hysh edhe si njeri që i urinojnë tek varri.

“Rama ka hyrë në histori, por jo si ngjarje historike. Për t’u futur është futur në histori. Në histori futen edhe kriminel të mëdhenj, edhe gangster. Nuk ka ndonjë parim që në histori futen burrat e mirë. Madje, gjithë etnitetet njerëzore futen në histori. Çështja është nëse futet në histori si burrë i mirë, apo si burrë që i pshurrin tek varri si diktatorit. Në histori e ka futur veten, çështja është si do të futet në histori”, tha ai.

I pyetur nëse Rama do të shkojë në votimet e 30 qershorit i vetëm, Plasari theksoi se edhe me këtë do të hyjë në histori që njeriu që i bën zgjedhjet pa opozitën.

“Kryeshërbëtori mund të shkojë drejt asaj aventure. Futet në histori që ja bëra zgjedhje pa opozitën. Hyra në histori që unë i bëra këto. Kjo e thellon procesin e konfliktit se deri ku mund të shkojë ky thellim, rëndësi ka që kjo çështje do mbarojë. Ajo e katër vjetëve unë mendoj se duhet të ndryshojë me korrigjimin e legjislacionin e zgjedhjeve duke kërkuar që çdo që premtohet, të jetë një kontratë dhe të nënshkruhet diku, tek Presidenti i Republikës”, u shpreh ai.

I pyetur për djegien e mandateve nga opozita, Plasari tha se është një veprim demokratike në një “republikë të çuditshme” pa Gjykatë Kushtetuese.

“Unë e gjykoj që opozita ka marrë një veprim të rëndësishëm që merret vetëm në mbrojtje të demokracisë. Ka refuzuar pjesëmarrjen në një Parlament që sipas opozitës kishte degraduar. Funksiononte pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa Kushtetutë. Në një republikë shumë të çuditshme. Në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri që nuk i kupton parimet demokratike. Dikush duhet t’i ketë thënë kur lypte vota se ministri është shërbëtor. Në këto rrethana, opozita ka bërë një veprim në mbrojtje të demokracisë dhe në rrethana demokratike”, tha Plasari.