Të shtëna me armë në Vlorë

598

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në Vlorë, pranë universitetit të qytetit.

Burime nga policia lokale thanë se nuk ka persona të lënduar nga të shtënat.

Është qëlluar ndaj pronarit të një subjekti tregtar në qytetin bregdetar, ku ky i fundit ndodhej para të shtënave. Autori dyshohet se e ka thirrur e më pas ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, pasi biznesmeni ka dalë nga subjekti.

Personi që shkrepi armën e zjarrit është identifikuar dhe është shpallur në kërkim policor. Mësohet se ai është me iniciale L.B.. Nga ana e policisë, po punohet edhe për ndalimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Në një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen, policia lokale saktësoi se të shtënat ishin 3 dhe se u qëllua me pistoletë.

“Rreth orës 22:00, në lagjen “Pavarsia 3”, janë dëgjuar 3 të shtëna me armë zjarri (pistolete), ku nga të shtënat paraprakisht nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar. Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre. Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njoftoi zyrtarisht policia e Vlorës.