Berisha: Një spiun negociator për detin

484

Sali Berisha denoncoi sot se në grupin e negociatorëve të Shqipërisë për marrëveshjen me Greqinë është një spiun, që i shërben një vendi tjetër. “Ministria e Jashtme ka përgatitur grupin e negociatorëve me njerëz të dyshimtë. Në grupin e negociatorëve është një spiun që nuk ka interesa kombëtare. Marrëveshja është e bazuar në vizatimet e këtij spiunimi që i shërben një vendi tjetër”, deklaroi ish-Kryeministri jashtë sallës së Parlamentit.
Sipas Berishës, Edi Rama ka shkelur interesat kombëtare me këtë projekt, ndërkohë që thotë se shpreson ndërhyrjen e Ilir Metës për këtë. “Të mos lejohet që ky projekt të shndërrohet në një mollë sherri mes dy vendeve. Çështja të zgjidhet në Arbitrazh ose në Hagë”, thotë ai. Bëhet fjale për Artur Mecollarin, i larguar nga ushtrua ne vitin 2012.
Po kaq, Berisha kontestoi edhe emrin e Komandatit të Forcave Detare, Ylber Dogjani. “Për fatin tonë të këq sot për herë të parë në histori në krye të forcave detare të vendit është një gjeneral që merr vesh nga flota aq sa merrni vesh secili prej jush këtu që njihni notin. Të emërosh kryekomandantin, është i respektuar s’kam asgje personalisht se nuk e njoh, por s’mund të emërohet kurrë në krye të flotës një njeri që s’ka asnjë lidhje me detin. Ko ështtë të tallesh e të përqeshësh. Kjo eshte të pregatitësh ekipin e dorëzimtit të detit, të erritorit dhe më e keqja të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhë Adriatikut”, theksoi ish-kryeministri.
Lista e plote e negociatore që Bushati çoi sot tek Meta
Armand Skapi -Ministria e Jashtme
Ylber Dogjani-Komandant i Flotës Detare
Artur Mecollari
Arsen Mullai
Viktor Doda
Aida Hajna-Zv/drejtoresha e Policisë
Ardjan Bylyku-Drejtori i AKBN
Qirjako Qirko-Ambasador i Shqipërisë në Londër
Elira Koka- Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë
Ferdi Hysaj-Instituti i Gjeografisë
Luan Bërzhita-Instituti i Arkeologjisë
Lorenc Çela-Drejtor i Institutit të Gjeo-Hapësirës