Vuan nga ‘dhimbje të forta’: Lady Gaga anulon dhjetë koncerte

571

Lady Gaga ka anuluar dhjetë koncertet e fundit të turneut europian për shkak të ‘dhimbjeve të forta’ që e pengojnë performancën e saj live. Ylli i pop-it pranon në Twitter se është e ‘shkatërruar dhe ka nevojë të pushojë për tu shëruar’.
 

 
Lady Gaga , 31 vjeç vuan nga fibromialgia, një sindromë reomatizmale që shkakton dhimbje në muskuj.
Miss Germanota do të performonte nesër në Londër dhe pastaj në Manchester, për të vazhduar turneun e saj europian. Natën e kaluar, edhe me këshillat e mjekëve ka vendosur të ndërpresë turneun. ’Më vjen shumë keq që nuk mund të performojë për fansat e mi europian, që i kanë pritur me padurim koncertet e mia’, thuhet në deklaratë.
Lady Gaga vazhdon këshillimin me mjekët e saj në mënyrë që mund të vazhdojë më vonë koncertet.