Nëse doni të dini se si do të jetë moti për ditën e sotme, ju këshillojmë se duhet të mbani çadrat me vete, pasi shiu do të na shoqërojë pothuajse përgjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb situata do të jetë e njëjtë pothuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që reshjet do të pakësohen ndjeshëm vonë në mbrëmje.
Ndërkohë temperaturat paraqiten të larta, ndërsa vlera maksimale do të jetë 17°C në mesditë, ndërsa e diela diela sjell rënie të ndjeshme të vlerave termike duke i rikthyer ato në vlerat tipike të dimrit.
“Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të vendit; reshjet pakësohen ndjeshëm vetëm vonë në mbrëmje. Përsa i përket sasive 24-orëshe, pritet të variojnë në 100 – 170 mm në Veri; 70 – 100 mm në Qendër dhe Jug ndërsa Verilindja dhe Juglindja do të shënojnë 40 – 70 mm. Dëbora aktualisht është lokalizuar në ekstremin Verior ndërsa pasditen e së shtunës dhe në vijim, dëbora shtrihet në pjesën më të madhe të zonave malore. Reshje të dendura dëbore pritet të bien në Veri por dëborë më e pakët në zonat malore Juglindore. Temperaturat mbeten të larta edhe të shtunën duke shënuar maksimalisht 17°C në mesditë ndërsa e diela sjell rënie të ndjeshme të vlerave termike duke i rikthyer ato, në vlerat tipike të dimrit”, thuhet në faqen e MeteoAlb në ‘Facebook’.