Benet BECI jep mesazhin e fundit si administrator i KESH Beci u zyrtarizua në listën e Partisë Socialite për zgjedhjet e 25 prillit.

260

Siç tashmë jeni në dijeni, unë do të jem kandidati i tretë në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Dua t’ju them që në fillim se e kam pranuar pa hezitim ftesën e kryeministrit Rama dhe i jam përzemërsisht falenderues e mirënjohës.

Suksesi im në këto vite të gjata pune në drejtimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit e gjatë dy viteve të fundit edhe i KESH SHA, lidhet drejtpërdrejtë me kontributin e secilit koleg e bashkëpunëtorë në realizimin e qindra projekteve për zhvillimin e vendit në disa dimensione. Ndaj mundësia për të kontribuar përmes këtij rrugëtimi e pozicioni të ri, në fakt është vlerësim edhe për ekipin me të cilin kam punuar. I jam falenderues secilit prej tyre. E kam pranuar këtë mundësi të re kontributi duke besuar se njerëzit e orientuar drejt punës e rezultateve munden e do ta çojnë përpara këtë qark. Jam i vetdijshëm që përgjegjësia do të jetë tashmë edhe më e madhe, e di që kjo kërkon shumë punë e përkushtim, por këto gjëra nuk më kanë trembur kurrë.

Gjërat bëhen më të thjeshta kur motivuesit e mbështetësit më të sinqertë i ke në familje, ndaj që sot, në këtë komunikim të pare si kandidat për deputet, dua të falenderoj publikisht Fitoren, Edenjën dhe Edonin.Ju jeni suksesi im më i madh!

Do të kemi mundësi me u taku, me folë e me debatu drejtpërdrejtë apo edhe përmes teknologjisë në këtë periudhë prezantimi e fushate, me secilin prej jush që dëshiron t’i bashkohet apo ta kundërshtojë me argument programin tim për qarkun e Shkodrës e veçanërisht për qytetin. Sot dua t’ju them të gjithëve se mund të ketë shumë gjëra që i mendojmë ndryshe, por dashurinë për qytetin dhe dëshirën me e pa sa më shpejt të zhvilluar ashtu siç i takon me qenë e kemi të përbashkët.

Në fund, po në fakt të parit që i detyrohem, dua t’i them faleminderit babës tim, Bahrisë, që këtë qytet e mban në zemër. Do bëj çmosin të kontribuoj, në një tjëtër fushë, por me të njëjtin dinjitet, sic bën ai prej gjithmonë!