Kajan sot mbush 1 vjeç, ja si e uron mami Ajola.

430

Sot Kajan feston ditëlindjen e tij të parë, për të cilën mami dhe babi me siguri kanë menduar të organizojnë një festë, por në morinë e urimeve që i vogli ka marrë sot në 1 vjetorin e lindjes, të sajin mami Ajola vendosi ta bëjë publikisht në rrjetin social instagram.

Xoxa ka zgjedhur foton e fundit që ka shkrepur pak orë para se Kajan të vinte në jetë, të cilën e ka ndarë në tre postime duke shkruar:

Kjo foto është marë më 5 tetor 2018, në muajin e 10 të shtatzënisë, 14 orë para se të vinte në jetë Kajan, kjo dritë e vogël që ndriçon jetën tonë sa njëqindmijë yje vezullues, ka shkruar Ajola në dedikimin për Kajan të voglin e familjes.