Aktori i Serialeve Turke shan shqip (Video)

470

Është me origjinë nga Shqipëria, por është bërë mjaft i famshëm në shtetin turk, ku dhe po korr sukses të madh përsa i përket aktrimit.

Bëhet fjalë për aktorin Nik Xhelilaj, i cili po merr pjesë së fundmi në serialin “Nefes Nefese”, ku protagonist është aktori turk Sukru Ozyildiz.

Mirëpo, aktori Nik Xhelilaj në episodin e pestë të serialit, përveç gjuhës turke, përdor edhe atë shqipe.

Xhelilaj shan shqip.

Këtë fragment ai ka vendosur që ta ndajë në Instagram me të gjithë ndjekësit e tij.

Bashkëngjitur, aktori shkruan:

M’vrit mu ktu! Pa vdek unë at’goc nuk e merr ti!!!”

Ky serial është pritur mjaft mirë nga audienca në Turqi dhe është duke korrur një sukses të madh.