FOTO +18/ Rebelja e familjes mbretërore i shkon të gjithë, del topless në plazh!

848

Protokolli mbretëror dikton se femrat e familjes mbetërore duhet të qëndrojnë të mbuluara në publik.

Por Lady Amelia Windsor e theu traditën këtë javë duke dale topless në plazh në Ibiza.

Modelja 22 vjeçare, e cila është e 38-a në linjë me fronin, ka shëtitur rreth Santa Eulalia me bikini të kuqe, por pa pjesën e sipërme duke dalë topless.

Amelia modelon për emrat më të mëdhenj të industrisë së modes, si Dolce and Gabanna dhe është konsideruar si pjesëtarja më e bukur e familjes mbretërore nga prestigjozja Tatler.

Ndryshe nga pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore, si Meghan Markle apo Kate Middleton, Amelia lejohet të ketë profilin e saj në mediat sociale dhe ka postuar foto të shumta të pushimeve të saj të verës.