Emina Cunmulaj bën dy tatuazhe të reja në trup. Çfarë kuptimi mbartin ato?

951

Emina Cunmulaj është një nga personazhet më të dashur të publikut, kjo për shkak të karakterit të saj të thjeshtë që e tregon gjithmonë edhe në publik. Ajo është shumë e hapur për ndodhitë e ndryshme të jetës së saj me fansat dhe tani ka ndarë me to pamjen e dy tatuazheve të reja.

Në foton e parë ajo ka zbuluar se në pjesën e parakrahut kishte gdhendur një trëndafil të madh në ngjyrë të kuq dhe krahas saj fjalën Angel Ëngjëll. Emina duket se është e dashuruar pas trëndafilave, pasi dhe tatuazhi i dytë shkruan Rose Love Dashuri Lules). Modelja nuk ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me kuptimin që kanë këto tatuazhe për të, megjithatë Emina nuk ka ndërmend ti fshehë ato.