‘I bënë magji’ në derën e shtëpisë: Shihni çfarë u bën pronari i shtëpisë dy vajzave shqiptare

715

Disa pamje të pazakonta janë publikuar së fundmi nga faqja në Facebook e “Tv Prizreni”.
Në një video që ka tërhequr mjaft vëmendje së fundmi, shihen dy vajza të cilat i afrohen portës së një shtëpie dhe kryejnë aty diçka që duket si një ritual magjie.

Ato shihen duke e spërkatur pragun e derës me një lëndë të pakuptueshme, por veprimi i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re. E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe thuhet se ka qenë vetë pronari i shtëpisë që i ka bërë publike pamjet,ku dy vajzat dallohen qartazi.

Pronari i shtëpisë është shprehur për mediat lokale se ai dhe familja e tij janë tronditur nga ky gjest i dy vajzave që për të janë të panjohura. Sipas tij, lënda që ato i kanë hedhur në pragun e shtëpisë mund të ketë qenë ujë, pasi nuk është gjetur asgjë tjetër.

Megjithatë, krahas komenteve ku gjesti dënohej, ka pasur edhe komentues në rrjetet sociale që kanë shpjeguar se me shumë gjasa vajzat kanë qenë duke spërkatur me kripë për të parandaluar ndonjë rrëshqitje, pasi zona në fjalë së fundmi ka pasur mjaft ngrica. Ndiqni pamjet.