Mashtronte biznesmenët duke u marrë lekë për projekte, pranga 64 vjeçares

353

Një 64-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mashtronte biznesmenët duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj

E ndaluara është shtetasja me iniciale V. P. banuese në Tiranë, e cila mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi

Ata akuzuan 64-vjeçaren se nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.