“Do vras veten”, i riu me thikë e sëpatë kërcënon nga maja e çatisë (VIDEO)

533

Një person tenton të hidhet nga çatia e shtëpisë, pasi kjo e fundit rrezikon të shembet. Ngjarja në fjalë është regjistruar mëngjesin e sotëm tek Liqeni i Thatë. Klajdi Peti kërcënon se do të ndërmarrë këtë akt të rëndë nëse i prishet shtëpia, ndërsa pranë vetes mban një sëpatë dhe thikë.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ nga lartësia ku kërcënon se do të ndërmarrë aktin e rëndë, Kjaldi Peti pohon se shteti i goditi rëndë si familje. Ai tha se disponon dokumentet e truallit.
“Përshëndetje. Kërkoj të drejtën time. Kjo është toka ime. Skemi asnjë mbrojtje nga askush. Këtu jetojmë 4 familje. Nuk kam më shpresë, dua të hidhem, jeta ime ka marrë fund. (Qan) Bashkia ska ardhur. Më kanë thënë se do ju japim qiranë. Skam nevojë për qira. Kam shtëpinë time. Kam vendosur t’i jap fund jetës njëherë e mirë. Jemi pa punë. Skam me ça mbahem. Shteti na goditi rëndë. Jam në drejtën time, e kam ndërtuar shtëpinë në 1990. Askush nuk na jep asnjë zgjidhje. Unë nuk dua që të shkojë me qira. Sepse kam shtëpinë time. Nuk po bëj shkelje ligji. Vetëm vetëvrasje. Tjetër zgjidhje nuk kam. Unë dua dëmshpërblimin e tokës time dhe këtë shteti ska si të ma heq. Kam marrë edhe thikën këtu, t’ja fus vetes e t’i jap fund jetës”, tha Klajdi.
 

 
Ndërkohë në 2005-ën kanë aplikuar për të legalizuar banesën, por në 5 janar 2018 iu vjen shkresa se përjashtohen nga legalizimi, pasi zona ku është banesa është zone e mbrojtur. Në datën 25 familjarët pohuan se strukturat përkatëse kishin shkuar t’i prishin banesën. Duke marrë shkas nga kjo situatë familja Peti ka hedhur në gjyq çështjen, ndërsa dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative.