Bamir Topi paralajmëron lëvizjen e papritur të Sali Berishës së shpejti: Ai po fiton kohë…

118

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi parashikon një tërheqje të Sali Berishës në betejën e tij kundër kreut të PD, Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar.

Sipas tij, lëvizja e Berishës është për të fituar kohë dhe me pas ajo do te zgjedhë tërheqjen.

“Probabiliteti është më i lartë për një tërheqje. Mua më duket që lëvizja e tij është për të fituar kohë, e karakterit taktikë për të parë indikatorët si janë brenda.

Nëse ai do të shkojë gjatë rrugës që kjo nuk e çon në asnjë vend, në metodologjinë e tij mund të bëjë tërheqje që o do shihet ose nuk do shihet fare, por do tja lërë kohës dhe harresës”, u shpreh Bamir Topi në News24.