Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është drejtuar për në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme mëngjesin e sotëm për të zhvilluar një takim me kryeprokuroren Arta Marku.
Mësohet se temë kryesore e takimit që ka nisur në orën 09:30, është forcimi i bashkëpunimit me strukturave për goditjen e 45 grupeve kriminale që veprojnë në vend.
Vetë ministri Xhafaj tha në emisionin “Studio e hapur” në “News24” dy ditë më parë se deri më tani në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë goditur dy grupe kriminale, në Fier dhe Shkodër.