Deputetët e PD-LSI që mbeten pa lekë pas djegies së mandatit.

492

Dalja e opozitës shqiptare jashtë sistemit politik, duke djegur mandatet e përfaqësimit në Parlament, përpos të tjerave, do të pasohet me një efekt të menjëhershëm dhe të pashmangshëm financiar mbi deputetët PD-LSI dhe familjet e tyre. Referuar deklaratave zyrtare të pasurive, të ardhurat që burojnë nga statusi i deputetit përbëjnë të ardhurat e vetme mujore apo vjetore për dhjetë ligjvënës të PD-LSI. Ndërkaq, për nëntë deputetë të tjerë të PD-LSI, të ardhurat që burojnë nga mandati, përbëjnë 2/3 deri në 3/4 e të ardhurave mujore apo vjetore.
Vetëm një për një pakicë të deputetëve të opozitës, të cilët kanë biznese dhe prona të trashëguara, të ardhurat që burojnë nga statusi i deputetit zënë një përqindje më të ulët në raport me totalin të ardhurave mujore apo vjetore. Me djegien e mandateve, për disa deputetë të PD-LSI, të ardhurat mujore të ligjshme do të jenë zero, ndërsa disa prej tyre do të duhet të paguajnë edhe këste për kreditë që kanë marrë. Mbetet mister se në ç’rrugë do t’i sigurojnë të ardhurat për jetesë këta deputetë pas finalizimit të djegies së mandateve. A është akti ekstrem i djegies së mandatit vërtetë një sakrificë për një kauzë të pretenduar politike apo deputetëve që do të lënë mandatet u është garantuar paraprakisht një financim nga burime të errëta.

Deputetët që mbeten me zero lekë
Bazuar në deklaratat e pasurisë, Shqiptarja.com ka identifikuar deputetët që mbeten pa ardhura të ligjshme pas djegies së mandatit. Deputetët e Partisë Demokratike dhe LSI Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Izmira Ulqinak, Lindita Metaliaj, Genc Pollo, Kejdi Mehmetaj, Floida Kërpaçi, Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo, si të ardhura kanë deklaruar vetëm pagën dhe shpërblimin që buron nga statusi i deputetit. Me djegien e mandatit, deputetët në fjalë mbeten me zero të ardhura mujore. Përpos mungesës së të ardhurave, Klevis Balliu deklaron deri në fund të vitit 2017, overdraft 268 559 lekë dhe kredi për të shlyer 1 000 000 lekë, Gent Strazimiri deklaron gjithashtu overdraft 1 000 000 lekë dhe kredi 500 000 lekë, Albana Vokshi deklaron kredi për të shlyer në vlerën 9 797 euro dhe Vangjel Tavo i LSI kredi për të shlyer në vlerën 1 858 000 Lekë.
Deputetët e tjerë
Të ardhurat që burojnë nga mandati si deputeti zënë pjesën kryesore të totalit të të ardhurave të nëntë ligjvënësve të partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Konkretisht paga në Kuvend përbën të ardhurat kryesore për Sali Berishën, Jorida Tabakun, Bardh Spahiajn, Flamur Nokën, Aldo Bumçin, Edi Palokën, Vangjel Dulen, Luan Ramën dhe për Silva Cakën. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron 1 323 121 lekë pagë dhe 439 996 lekë si dieta si deputet. Ndërkaq, të ardhura të tjera, Berisha deklaron pensionin e bashkëshortes 790 468 lekë në vit dhe 3 296.94 lekë nga interesat bankare.
Të ardhurat
Të ardhurat që burojnë nga statusi i deputetit përbëjnë të ardhurat e vetme mujore apo vjetore për dhjetë ligjvënës të PD-LSI. Për nëntë deputetë të tjerë të PD-LSI, të ardhurat që burojnë nga mandati, përbëjnë deri në ¾ e të ardhurave mujore apo vjetore.
Impakti
Me djegien e mandateve, për disa deputetë të PD-LSI, të ardhurat mujore do të jenë zero, ndërsa disa prej tyre do të duhet të paguajnë edhe këste për kreditë që kanë marrë.
Deputetët që mbeten me zero të ardhura pas djegies së mandateve
Klevis Balliu (PD), të ardhurat si deputet, 730 731 lekë. Overdraft 268 559 lekë, kredi 1 000 000 lekë.

Gent Strazimiri (PD), të ardhura si deputet, 2 019 015 lekë në vit, overdraft 500 000 lekë, overdraft 1 000 000 lekë, kredi 500 000 lekë.

Albana Vokshi, (PD), paga si deputete 2 366 989 lekë, gjendja e llogarive – 367 dollarë, – 18 dollarë, 46 dollarë, 137 085 lekë, – 705 euro, 9 664 lekë, cash, 200 000 lekë dhe kredi për t’u shlyer 9 797 euro.

Izmira Ulqinaku (PD), të ardhura nga paga si deputete (shtator – dhjetor 2017), 767 295 lekë. Bashkëshorti, gjendje cash 800 000 lekë, objekt 1-katësh 13.2 m2 me 52.8 m2 truall.

Lindita Metaliaj, (PD), paga si deputete (shtator – dhjetor 2017), 825 602 lekë. Gjendja e llogarisë, 120 072 lekë. Bashkëshorti, toke arë në Ishull, Lezhë 1000 m2, 3700 m2, trualli 36 m2, ndërtesë 36 m2 në Lezhë, godinë banimi 110 m2 në Lezhë.

Genc Pollo, (PD), të ardhura si deputet, 1 974 239 lekë paga, honorare e rimbursime 35 000 lekë dhe 856 857 lekë. Gjendja e llogarive, 12 690 lekë, 4 881.22 euro, pakësim 98 188 lekë.

Kejdi Mehmetaj (LSI), të ardhura si deputete, 1 408 825 lekë, 235 996 lekë, 204 000 lekë, 22 100 lekë, 326 084 lekë. Gjendja cash, 400 000 lekë. Overdraft 600 000 lekë. Babai truall 4 000 m2 shtëpi 200 m2 në Mallakastër. 50% të njësisë 75 m2 në Tiranë. Vëllai 50% të një trualli 3 300 m2 në Kavajë. Para cash 5 000 euro, dhuratë nga prindërit. Babai cash në vlerën 21 000 euro dhe 1 400 000 lekë. Babai aksioner me 40% në shoqërinë Ionian-Ëind shpk, me kapital themeltar në vlerën 100 000 lekë.

Floida Kërpaçi (LSI), të ardhura nga paga si deputete, 436 556 lekë, 82 044 lekë, 46 467 lekë, 22 100 lekë, 112 875 lekë. Gjendja e llogarisë, shtesë 68 467 lekë. Gjendja cash, 100 000 lekë.

Petrit Vasili (LSI), të ardhura si deputet, 2 618 436 lekë. Shitur apartament në Tiranë, 85 000 euro. Blerë apartament në Tiranë, 85 000 euro. Gjendjet e llogarive 164 857.87 lekë, 17 000 lekë dhe 2.77 euro.

Vangjel Tavo (LSI), të ardhura si deputet, 1 408 825 lekë paha dhe honorare 39 100 lekë. Bashkëshortja gjendje e detyrimit të papaguar të huasë për shtëpi me vlerë 100 000 euro. Shlyer shuma prej 288 000 lekë për kredinë për shtëpi, gjendja e detyrimit në 31 dhjetor 2017 është 1 858 000 Lekë.
Deputetët për të cilët paga si ligjvënës përbën të ardhurat kryesore
Sali Berisha (PD), të ardhurat si deputet 1 323 121 lekë nga paga për një vit, 439 996 lekë si dieta. Bashkëshortja 790 468 lekë në vit nga pensioni dhe 3 296.94 lekë nga interesat bankare.

Jorida Tabaku (PD), të ardhura si deputete, 1 408 825 lekë, plus, 853 951 lekë. Të ardhura nga bashkëshorti, 801 995 lekë si pedagog, anëtar bordi në një bakë 4 614 euro dhe 23 605 GBP.

Bardh Spahia, (PD), të ardhurat si deputet (për periudhën shtator – dhjetor 2017.), 436 557 lekë, shpërblime 312 875 lekë. Bashkëshortja të ardhura si punonjëse pranë Arkivës, 620 000 lekë.

Flamur Noka (PD), të ardhurat si deputet 2 344 899 lekë. Bashkëshortja, të ardhura nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, 1 006 394 lekë. Detyrim kredie, 25 041.49 euro.

Aldo Bumçi, (PD), të ardhurat si deputet 2 344 899 lekë 2 242 205 lekë. Bashkëshortja, paga 1 291 764 lekë, dietat jashtë vendit, 690 euro. Overdraft, 300 000 lekë. Të ardhura nga qiratë e deklaruara ndër vite, 36 400 euro.

Edi Paloka, (PD), të ardhurat si deputet 2 260 521 lekë. Bashkëjetuesja, të ardhura nga paga, 740 757 lekë. Vajza, të ardhura nga puna si avokate 283 910 lekë.

Vangjel Dule, (PBDNJ) të ardhurat si deputet 1 408 825 lekë, 8 500 lekë 314 494 lekë, 204 000 lekë, 551 839 lekë. Bashkëshortja të ardhura 5 966,41 euro si arsimtare. Gjendje cash me vlerë 4 300 euro. Llogari bankare 12 574,24 lekë. Kredi për t’u shlyer 13 200,09 euro.

Luan Rama (LSI) të ardhurat si deputet 2 414 473 lekë. Bashkëshortja, paga 997 622 lekë. Vajza interesa obligacionesh, 770 euro. Gjendja e depozitës bankare, 3 392 894.81 lekë. Gjendja e llogarisë 577 351 lekë, 10 euro, 275 454.41 lekë. Overdraft, 2 694.64 euro. Kartë krediti, 10 135.56 lekë. Bashkëshortja, gjendja e depozitës 20.98 euro. Kartë krediti, 125 597.5 lekë. Vajza, gjendja e llogarisë, shtesë 770 euro dhe 89.25 euro. Shpenzime për blerjen e një shtëpie 1 365 000 lekë.

Silva Caka (LSI), të ardhura si deputete, 2 591 566 lekë. Bashkëshorti, të ardhura nga paga pranë Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, 782 717 lekë. Detyrime të papaguara në vlerën 52 042 lekë për kartë krediti 2015 me limit 50 000 lekë. Bashkëshorti, detyrime të papaguara në vlerën 20 000 lekë për kartë krediti me limit 20 000 lekë.