E kurova kancerin nga uji. Pas dëshmisë së pacientit 30 mjekë nisen drejt vendit të shenjtë.

143

Një i moshuar po pretendon se e ka kuruar kancerin nga uji i shenjtë i Kishës Katolike romake, në Lurdë të Francës, transmeton Gazeta Metro. Kazik Stepan, 71 vjeç, shkoi në vendin e shenjtë në Francë, pasi u diagnostikua me një tumor në palcën kurrizore, që e linte të paaftë të ecte.

Mjekët kishin frikë se ai nuk do ti mbijetonte as pelegrinazhit, por i moshuari pretendon se pasi u la me ujin e shenjtë të Zojës Lurdë, ishte në gjendje të shëtiste për herë të parë. Dëshmia e tij ka bërë që 30 mjekë të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë për të vërtetuar kurimin e tij.

Ata duhet të jenë të sigurt nëse se Stepan ishte i pashërueshëm përpara se të vendosin nëse është bekuar nga kurimi i përhershëm. Stepan vizitoi Lurdën në 1965 dhe beson se është ende gjallë për shkak të kësaj mrekullie.