Vrasja në Rrëshen, apeli i Dom Gjergj Metës: Ngjarje të tilla kanë ndikim negativ në jetën e çdo njeriu, lutemi për paqe

147

Imzot Dom Gjergj Meta ka bërë një reagim në rrjete sociale në lidhje me vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen dhe plagosjen e tre të tjerëve që ishin në një tavolinë me të kur ndodhi atentati.

Teksa bën thirrje që paqja dhe e mira të sundojnë, Ipeshkvi thotë se ngjarje të tilla në një qytet të vogël si ai i Rrëshenit, shenjojnë jetën e çdo njeriu dhe japin një ndikim negativ.

Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve! Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira. Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde”, shkruan ai.