Sandër Lleshaj shkon me makinë super-luksoze në parlament

249

Parlamenti nisi sesionin e ri të tij dhe deputetët janë mbledhur për herë të parë pas pushimeve verore. Ajo që ka rënë në sy në oborrin e sallës së seancave plenare ka qenë një makinë luksoze e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Prej ditësh në portale të ndryshme ishte raportuar për këtë makinë BMW për të cilën thuhet se është blerë mbi 100 mijë euro. Sipas të njëjtave burime makina është blerë për oficerin shqiptar të kontaktit në Gjermani, por nuk dihet se në ç’rrethana dhe si ajo i kaloi ministrit të brendshëm.

Nga ministria e Brendshme nuk ka pasur ende asnjë reagim. ©LAPSI.al