Rritet numri i vajzave shqiptare që pijnë duhan

347

Në Ditën Botërore kundër duhanpirjes, mjekët japin alarmin se duhanpirja është një shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve, dhe sidomos të kancerit të mushkërive. Mjekja pneumologe Silvana Bala, thotë se ka rreth 100 persona të shtuar çdo vit me sëmundjen e mushkrive, si pasojë e duhanpirjes.

“Nga puna jonë e përditshme dominon si sëmundja ivalidizuese, ashtu edhe kanceri pulmonar. Jemi rreth 50/100 raste më tepër nga viti në vit, të rritjes së numrit të pacientëve me këtë lloj sëmundje, dhe ne shikojmë që duhanpirësit përbëjnë % më të lartë”, shprehet Silvana Bala.

Sipas mjekes pneumologe vitet e fundit është shtuar numri i vajzave të reja që konsumojnë duhan. “Vihet re një kurbë e cila është e çuditshme për seksin femër. Kemi një paraqitje në rritje tqë numrit të rasteve të femrave në moshë të re që konsumojnë cigare, dhe vetëm kur mendojnë për riprodhimin e tyre atëherë mendojnë se duhet të lënë dhe duhanin”, thotë mjekja.