E rëndë, humb jetën 55-vjeçari, e zuri zetori poshtë teksa punonte tokën

166

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një banor i fshatit Karjan ka humbur jetën pasi e ka zënë zetori.

Ai ka qenë duke hapur një ngastër toke dhe e ka zënë poshtë zetori dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Kristo Suli 55 vjeç. Ka qenë një bari i zonës, i cili ka gjetur viktimën teksa është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes.

Policia dhe autoambulanca po shkon në vendngjarje por deri më tani nuk kanë arritur për shkak të rrugës së keqe.