Kush është 51-vjeçari i vrarë sot, u ekzekutua në sy të familjarëve

91

51-vjeçarit Anton Keli ju bë atentat këtë të martë në Rrëshen.

Ai u ekzekutua me armë zjarri në orët e pasdites, në sytë e familjarëve, para Katedrales së Rrëshenit. Ai ishte i afërm me Preng Gjinin dhe Tonin Gjinin.

Tonin Gjini u vra në gusht të 2019. 48 vjeçari  Gjini, është i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit.

Ai ishte arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës dhe qendroi në burg për rreth një vit. Ndërsa Preng Gjinit ju hodh makina në erë në “Vasil Shanto” në Tiranë. Ai mbeti i gjymtuar nga atentati.