Kryebashkiaku i Matit bën gafën epike në fjalim (Video)

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i cili garon për një tjetër mandat në këtë bashki ka bërë një deklaratë të papritur ditën e sotme gjatë takimit elektoral të drejtuar ditën e sotme nga zv kryeministrja Belinda Balluku.

Malaj tha gjatë fjalës së tij se i pari për këtë vend është Edi Rama, pastaj janë 10 mijë vende bosh dhe pastaj vjen populli.

“Në fushat e tyre kanë spikatur. Por duhet të bëjmë dhe një analizë tjetër, kush është Edi Rama dhe Sali Berisha, kush është Edi Rama dhe Ilir Meta.

Ka një diferencë shumë të madhe. Është Edi Rama, janë nja dhjetë mijë vende bosh, pastaj vjen populli, në fund fare janë ata”, u shpreh Malaj.

https://youtu.be/dNQAJyo7ADA

Të shtëna me armë zjarri, dalin detajet e para

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në Klinë, në Pejë, në rrugën “Faruk Elezi”.

Të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin mjekimin e nevojshëm mjekësor. Nuk dihen ende detaje nga gjendja e tyre shëndetësore. Emrat e të plagosurve nuk bëhen me dije.

Pak indulgjencë për artistat..


Kohët e fundit të fushatës elektorale, po vërejmë nji eskalim barbar linçimit publik ndaj disa artistave, “faji” i të cilëve asht se kanë zgjanue gamën e lirisë të tyne, tue mbështet kandidatura të krahut “heretik” në raport me rreshtimin e dikurshëm apo të përceptuem politikë.

Dy artistë shkodranë, Frederik Ndoci e Luiz Ejlli, janë vu në kryq se po mbështetësin Benet Becin, tue i akuzue si trathtar të Pd apo demek të djathtas, në nji kohë që krejt teatri Migjeni, me përjashtim të drejtoreshes që asht e emnueme prej kryetarit të Bashkisë, kanë ba të njejtën gja dhe askush nuk arsyeton në mënyrë logjike e të paqtë mbi arsyet e këtij ndryshimi të prezumiem kahjet bash prej kategorisë ma sensitive të shoqnisë tonë, e cila ka kallxue ma liri në kohën e diktaturës se në postmonizëm?! Kto artistë shkodranë dishka e kanë kuptue e duhen mirëkuptue.


Sigurisht, artisti nuk asht ekspert i politikës apo sintetizues i ndonji njohje të thellueme të realitetit, mbasi jeton edhe nji realitet gati mistik paralel, por pikërisht për këtë arsye, ka intuitën profetike dhe lirinë shpirtnore me “turbullue” ujnat e ndejuna të statuoskuosë politike e sociale që don me riciklue vetveten.

Artistët nuk e durojnë “autoviktimizimin”, janë eksplorator të risisë në Adn e vet, kaçavjerren mbas mirazheve për me i ba realitet me njetin e mirë dhe nuk meritojnë të gjykohen me kategori moraliste apo aq ma keq me linçim inatçor, sikur po ndodh prej disa militantëve të pashpresë politikë. Artisti o vërtet e ka ndërtue artin, tue u autosublimue në brishtësinë e tij konstitutive dhe meriton, edhe kur nuk jena dakort pak indulgjencë e sidomos rrespekt e mirënjohje.

Fakti që Luis Ejlli i asht mirënjohës Becit për nji nderë që i ka ba në nji moment akut vështirsie, asht vlerë që e rritë simpatinë tonë për Luisin. Edhe pse personalisht nuk e kam ndjek asnji dekik big brodher, jo për snobizëm, por sepse nuk shoh tv, mendoj se historia e fitores të Luizit në Big Brodher, asht motiv gëzimi e rreflektimi se në momentet e zorshme nuk janë etiketat me parti që të bahen ndihmë, por njiri konkret e zemërmirë. Prandej, të bahena pak artista në raportim me botën që na rrethon e të zdramatizojmë polikën që don me na ushqye si kanibal të saj.

Nga Nesti ZEFI

PAMJE të rënda/ ‘Kërcet’ grushti në Mirditë, ka të plagosur. Dalin detajet rrëqethëse (FOTO)

Një sherr masiv në Fan të Mirditës ndodhur pak minuta më parë, ka shkaktuar një të plagosur rëndë.

I lënduari me sende të forta është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

Nuk dihen ende nëse ngjarja ka të bëjë me votimet e së dielës që do të mbahen për pushtetin lokal.

Njoftimi i Policisë

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në spitalin rajonal të Rrëshenit, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dëmtuar fizikisht, shtetasi B. N., 54 vjeç, banues në fshatin Thirrë, Mirditë, i cili më pas është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për asistencë mjekësore më të specializuar.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 54-vjeçari është dhunuar fizikisht nga shtetasit N. M., M. M., E. M. dhe L. M. (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera deri më tani, dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar ditën e sotme për shkak të një konflikti për motive të dobëta që ka ndodhur ndërmjet tyre para disa kohësh, dhe nuk ka lidhje me motive të tjera që janë përmendur në disa portale.

Grupi hetimor vijon veprimet hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Fredi Beleri në pranga/ Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ arrestohet për shitblerje votash

Arrestohet kandidati i koalicionit ‘Bashke Fitojme’, per Bashkine e Himares, Fredi Beleri.

Beleri eshte shoqeruar pak pas mesnate ne ambjentet e drejtorise se policise ne Vlore.

Burime per ABC News thane se Beleri eshte arrestuar me akuzen e shit blerjes se votave. Arrestimi i tij vjen vetem pak ore nga zgjedhjet e 14 majit. Nderkohe ne nje postim ne rrjete sociale Beleri kishte njoftuar takimin permbylles te fushates kete te premte.

Ju publikuan foto në internet duke pirë birra, Policia e Tiranës reagon për dy efektivët e Rrugores

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë thotë se ka nisur hetim disiplinor për dy efektivët e Policisë Rrugore, fotografia e të cilëve u publikuar në internet, pasi ata ishin në një lokal të kryeqytetit duke konsumuar nga një birrë.

“Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:

Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

14maji, votime moniste të paracaktueme

Mbas nji statusi telegrafik që pata ba mbi “burkizimin” profanues të shtatores të Nanë Terezës, si apoteoza e nji proçesi të gjatë të përçudtnimit “artistik” të figurave katolike shqiptare, po tham edhe nja dy fjalë për hutimin e frikshëm të grigjës katolike në kto votime me rezultat të paracaktuem.


Konkretisht, po ndalem në qarkun e Shkodrës, kryeqendren e katoliçizmit shqiptar, ku nji pjesë e mirë e elementit katolik, ende nuk ka dalë prej kllapisë të instrumentalizimit prej nji strukturë me qark të mbyllun otomane, e cila edhe ne grahmat e fundit, don ne replikue “respektin” elektoral në nenshtrim të ktij komuniteti me histori të lavdishme.


Në nji rezultat elektoral të paracaktuem, sikur asht ky i 14 majit, me bekimin e politikës euro-atlantike, në vend si me ba tifozllek vetëposhtnues, asht mirë me ba mea culpa për marrinë 30vjeçare të rreshtimit akritik me liftingun otoman, tue xjerr msimet e duhuna për nji angazhim politik në harmoni me të mirën e përbashkët dhe sinergji vllaznore me aleatët tonë historik e natyror euro-atlantik.


Shkodra në kto 32 vite nuk asht kenë nji bastion antikomunist, sikur duen me krijue narrativën disa mjeranë, por nji laborator persekutimi i butë e taktik i frymës perëndimore të saj, me induktimin ciklik të strategjisë të tensionit për interesa politike ordinere të parisë të Tiranës, për me defaktorizue komunitetin katolikë dhe nxitë konflikte fetare, të cilët shumica qytetarëve të përgjegjshëm të saj i kanë shmang me dinjitet.
Madje, edhe kryengritja e Postribës që kremtohet me injorancë të thellë prej shumë naivëve të nahijes tonë politike e shoqnore, si demek lëvizja e parë antikomuniste, realisht përfaqëson shkërmoqjen e iluzionit të bashkëpunimit me elementin otoman, i cili në atë lëvizje trathtoi deri në flijim kamikaz, kauzën perëndimore të organizimit të saj.

Në këtë kuptim, më duken patetike deri në dëshpërim disa vizatime karikaturale të qytetarit shkodranit që voton “magjypin”, me kusht që të jetë i Pd, mbasi nuk i korrespondon aspak të vërtetës. Mbas “bombardimit” 32 vjeçar me elegji “antikomuniste”, tashma edhe viktimat e sinqerta të ksaj narkopropogande të gjatë dhe bajate, po denuncojnë haptazi “rikushetin” e militantizmit të tyne akritik. Megjithatë, në rastin e Shkodrës, kandidatët për kryetar Bashkie janë te dy produkt i Partisë Demokratike, edhe pse ish tezorieri i Krytarit të Pd, Benet Beci, dmth, njeriu të cilit i ishin besue paret, formalisht asht propozue prej Ramës…Ky fakt duhet meditue e kuptue se aty nuk ka asnji përplasje apokaliptike.
Prandej, ka ardhë koha mos me u përfshi fort emotivisht në kto votime, me rezultat të paracaktuem, ku asht vendosë me mjete jo demokratike fitorja e kanditatëvë të Ps, përfshi Bashkia e Shkodrës, por edhe tërhekja nga qeveria e politika e Edi Ramës.


Ky rezultat i paracaktuem në votimet e 14 majit, asht mbi të gjitha nji ndëshkim poshtnues amerikan ndaj Sali Berishës, i cili tashma e ka të gatshme e konkrete alibinë e humbjes. Në fakt, 14 maji i Ramës i ngjan disi 20 tetorit të vitit 1996 të Berishës, ku ky i fundit, ishte i gzuem që humbi Shkodrën…madje e tha para disa javësh që Shkodra nuk ka gabue kurrë në zgjedhje…në fakt, humbja e Artur Lukës, ishte me mrapavijë defaktorizuese të komunitetit katolik dhe inaugurimi i nji politike meskine konjukturash në përzgjedhjen e drejtuesve lokal në krejt qarkun e Shkodrës.


Si përfundim, duhet urue që të mbarojë ky eksperiment dashakeq induktimit artificial i strategjisë të tensionit në Shqipni e sidomos në Shkodër, tue rikuperue përfaqësimin dinjitoz të shprehive plurale në Shkodër e mbarë Shqipninë. Kena nevojë për mesazhe paqe sociale e liri demokratike, pa shantazhe retorikash vllavrasëse e përjashtuese. Shkodra asht Jeruzalemi apo Sarajeva e Shqipnisë dhe duhet trajtue me delikatesë, vërtetsi, rrespekt e dashamirësi, larg gjuhës të rreshtimit kundër armikut imagjinar.
Mbas 14 majit, rreziku “anglo-amerikan” asht rinjallja e Lulzim Bashës me ndihmën e detyrueme të Ramës për ta faktorizue në marrjen e pushtetit në tavolinl dhe opozitarët e vërtet duhet ta shmangun këtë regres eksperimetal të dinamikës politike.

Opinionin nga Nesti ZEFI

Nesti ZEFI

Del VIDEO/ Takim i fshehtë mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës?

Emisioni “Çim Peka Live” në Syri Tv publikoi një video për të cilin thotë se është një takim i fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që sipas të njëjtave burime figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy). Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0JJ8jnBgWqz8faoj7kHSzaVzSqXVoz7PAgEhhG1vS5bzvuqJtbfjFVsBATFr77zuHl&id=804621951

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap. Syri Tv raporton se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy.

As Balla dhe as Basha nuk kanë reaguar deri tani për këto pamje.

“100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, pazari i fundit”, zbardhet biseda për shit-blerje votash në Tiranë

Është zbardhur biseda mes Agron Durajt dhe Kristo Agalliu për shit-blerje votash në Tiranë. Në videon që qarkullon në media shfaqet Agron Duraj duke komunikuar me 52-vjeçarin Agalliu, ku shprehet se për 4 vota e ul pazarin në 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë.

“100 mijë lekë është turp. Ia marrim, por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, shprehet Duraj, i cili është proceduar në gjendje të lirë

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës bëhet fjale për shit-blerje votash për koalicionin “Bashkë fitojmë”.

Më herët policia e kryeqyteti njoftoi se ka arrestuar 52-vjeçarin Kristo Agalliu dhe procedoi në gjendje të lirë Agron Durajn.

Tom Doshi nga Vau i Dejës : Fitorja është më e sigurtë se asnjëherë

Kryetari i PSD Tom Doshi zhvilloi një sërë takimesh në bashkinë Vau Dejës, bashki në të cilën sipas tij kudo fitorja është më e sigurtë se asnjëherë. Ndalesa e parë ishte njësia Temal.

Kandidati i PS për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se premtimet do t’i mbajë ndërsa mori edhe mbështetjen e kryebashkiakut aktual Mark Babani.

Demokratët e Temalit u shprehën se vota e tyre do të jetë për PSD-në dhe Shkrelin pasi PD i ka zhgënjyer për vite me radhë në Vau Dejës.

Takimi i dytë u zhvillua në Vaun e Dejës, Kandidati socialist për bashkinë Vau Dejës Kristian Shkreli tha se me mbështetjen e PSD fitorja është e sigurtë. Pritje entuziate pati edhe në takine të tjera të kësajë njësie

Kandidati i PS për Vau Dejësin Shkreli u shpreh se dera e bashkisë pas 14 majit do jetë e hapur. Banorët e Kosmaçit treguan se Tom Doshi është rruga e duhur për shkak të premtimeve dhe Partia Social Demokrate tashmë ka vënë baza të sigurta për të vijuar si forcë e parë politike në Vau Dejës, gjë që pritet të dëshmohet edhe në zgjedhjet e 14 majit.