Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë thotë se ka nisur hetim disiplinor për dy efektivët e Policisë Rrugore, fotografia e të cilëve u publikuar në internet, pasi ata ishin në një lokal të kryeqytetit duke konsumuar nga një birrë.
“Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:
Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.