“100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë, pazari i fundit”, zbardhet biseda për shit-blerje votash në Tiranë

189

Është zbardhur biseda mes Agron Durajt dhe Kristo Agalliu për shit-blerje votash në Tiranë. Në videon që qarkullon në media shfaqet Agron Duraj duke komunikuar me 52-vjeçarin Agalliu, ku shprehet se për 4 vota e ul pazarin në 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë.

“100 mijë lekë është turp. Ia marrim, por është turp 100 mijë lekë. Ti 2 vota ke, unë kam 4 vota. Po mirë unë kam makinë vetë, ç’e dua makinën atje. Të më hedhë karburantin ai. E ul pazarin nga e keqja. 100 mijë lekë dhe 50 mijë lekë naftë. Pazari i fundit”, shprehet Duraj, i cili është proceduar në gjendje të lirë

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës bëhet fjale për shit-blerje votash për koalicionin “Bashkë fitojmë”.

Më herët policia e kryeqyteti njoftoi se ka arrestuar 52-vjeçarin Kristo Agalliu dhe procedoi në gjendje të lirë Agron Durajn.