Humbja e thellë e opozitës, Lorenc Vangjeli zbardh prapaskenat dhe zbulon arsyen

Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se humbja e opozitës erdhi ngaqë opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta përballë Ramës që e cilësonin autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie dhe iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional, duke mos kërkuar vota të elektoratit gri.

“Politika është arti i parashikimit. Ti nuk duhet ta vësh dorën në zjarr që ta kuptosh që ajo të djeg. Në këto 24 orë pasi u hapën kutitë e votimit, opozita dhe z. Berisha janë të mpirë nga rezultati, por jo nga thellësia, pra e dinte që do të humbiste, por jo në këto përmasa, sepse në garë kishte hyrë me një tjetër tipologji nga ajo që ne mendonim.

Shikoni fjalorin që ai përdori: makineri elektorale, narkoshteti, industri e krimit, oligarkë, farsë, krim shtetëror, krim ordiner.

Gjatë fushatës nuk u fol për këto dhe se cila do të ishte përgjigjia. Gabimi kryesor ishte se në këtë ndeshje përballë një njeriu që e cilësojnë autokrat tentuan të vendosin modelin e një autokracie tjetër. Qoftë edhe me zgjedhjen e kandidatëve për bashkitë me Primaret, ata iu drejtuan vetëm elektoratit të tyre tradicional dhe nuk e çuan këmbën një hap përtej atij gardhi, vetëm për të siguruar sinoret e vjetra”-tha Vangjeli.

OPOZITA NUK JEP SHPRESË, NUK KA FRYMË. PIKË.

Le të fshihemi pas gishtit sa të duam. Kush nuk pranon këtë, ka logjikë të dobët dhe është militant i thekur partie.

PS ka ndërtuar sistem, është shndërruar në makineri të frikshme elektorale, sa ata e dinë sa bashki do marrin përpara ditës së votimit.

Dhe e vetmja formë që kjo makineri të shkatërrohet është FRYMA, që nuk vjen vetëm me votë demokratësh në këtë rast, por vjen me votë të demokratëve, socialistëve dhe atyre të paparti.

Elektorati gri përsëri nuk doli në votime. Sepse nuk pranon të japë votën tek Rama dhe nga ana tjetër nuk e bind as opozita. Numri i atyre që votuan është më i ulti ndonjëherë, ç’ka tregon se shumica nuk voton, se nuk është FRYMËZUAR nga opozita. Nuk e beson atë.

Sali Berisha duhet të kuptojë që koha e tij politike ka përfunduar. Ai mund të ketë shumicën e demokratëve me vete, por nuk ka shumicën e shqiptarëve, pasi pa votën e socialiatëve, pa votën e elektoratit gri ai s’mund ta mundë Ramën. Plus në këtë betejë Berisha humbi edhe Shkodrën, përveç se nuk fitoi Tiranën, Durrësin, Elbasanin.

Humbja trekëndëshit Tiranë, Durrës, Elbasan, paralajmëron atë që do ndodhë në 2025-ën, pasi kush merr këto qytete, ka në dorë qeverinë e ardhshme që do krijohet pas 2025-ës.
Në mendimin tim një Ramë Kryeministër pas 2025-ës, do jetë fatale për demokracinë e Shqipërisë, të ardhmen e saj.

Unë jam i sigurt që PD ka shumë figura të reja, njerëz të cilët mund të ngrenë frymë, por PD-ja aktuale s’mund ta bëj. Këtë e treguan këto zgjedhje. Nëse nga ky rezultat nuk nxirren mësime, duke u tërhequr nga politika aktive garda 20-30 vjeçare, 2025 nuk do të ketë histori.

Lider nuk është vetëm të jesh aktiv në politikë prej 30 vitesh, por do të thotë edhe të tërhiqesh, të pranosh verdiktin e votuesve, atyre që kanë votuar, por edhe atyre që s’kanë votuar, të cilët të kanë dërguar mesazh të qartë.

Unë mendoj se Rama është e keqja më e madhe e këtij vendi, vazhdimisht kam qënë dhe do jem në opozitë me cilëndo qeveri, por ata që votuan, zgjodhën të mbajnë Ramën dhe jo Berishën e Metën.

Shqipëria më shumë se kurrë kanë nevojë për një opozitë të re, (rasti i Kosovës) përndryshe jemi fare pak kohës kur Ramën ta shpallim mbret.

E fundit, pas 32 vitesh demokraci, duhet të mbahet përgjegjësi për rezultatin katrastofik që është marrë nga opozita. Ky është rezultat i frikshëm që e fut Shqipërinë në një rrugë të rrezikshme dhe nuk ka justifikime. Të thuash më vodhën, s’ta beson më njeri.

Uroj shumë që të ketë reflektim nga drejtuesit aktual të opozitës dhe të marrin vendimet e duhura në të mirë të Shqipërisë, sepse “të duash, ndonjëherë është edhe të heqësh dorë”.

Opinionin nga | Osman STAFA

Apokalipsi i Opozitës të rremë

Në statuset e maparshme, 14 majin e kam konsiderue dite votinesh dhe jo zgjedhjesh e nuk asht fort e nevojshme me hup kohe per me komentue rezultatin, mbasi ai dihej me kohë.
Megjithatë, duhet thane se me kto votime, rrxohet definitivisht modeli i opozitës të caktuem prej Ramiz Alisë, si fotokopia e shëmtueme dhe legjitimuese e Partisë të Punës në kushtet e reja të pluripartitizmit të rremë.

Aksioni defaktorizues që kjo opozitë e emnueme në barin kohor të 30viteve, ka ba ndaj elementëve të shëndetshëm opozitar me traditë, histori e vokacion të sinqertë në Shqipni, si në rastet kur asht kenë në pushtet ashtu edhe në opozitë formale, përban nji njollë turpi të neveritshme.
Tashma ka ra “kështjella e kashtës” e retorikës demek antikomuniste, e cila nuk ishte gja tjetër, sall nji metodologji banale tipike komuniste me frymëzim luften e klasave ndaj njerëzve të ndershëm e të zotët të ktij vendi me konstitucion opozitar e kulturë komunitare dhe shtetare.
Kena nevojë për konvertim autentik politik, tue ndërtue modelin e opozitës të shpresës, të çlirueme prej surretnëve të urryem të politikës 32 vjeçare, të cilët janë dallue për despotizëm, korrupsion e keqëqeverisje.

Mos të harrojmë se politika në Shqipni asht kenë, jo sall interes i disave, por nji krim i vërtet, i vetë dekriminalizuem prej ktyne uzurpatorëve 32 vjeçar, me dëshirën me qeverisë përjetësisht.

Ndihmën e sinqertë të botës të qytetnueme, kurrë nuk e përkthyem në zhvillim e begati për popullin tonë të vuejtun, madje kohët e fundit, disa mjeranë të politikës tonë provinciale, të njullosun me vulën e turpit, deshtën me ndërzy popullin kundër “inperializmit Anglo-Amerikan” dhe sot morën verdiktin final, përtej dinamikën e kompromentueme të modelit të zgjedhjeve.
Kohë për meditim e rreflektim të thellë dhe të sinqertë.

Opinionin nga | Nesti ZEFI

Atentati i dështuar ndaj kandidatit të Berishës, Salvador Kaçaj nxjerr emrat: Zoti na dha një shans të dytë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e kësaj të diele një konferencë për media, ku dënoncoi një atentat të dështuar ndaj ish-kreu të komunës së Shëngjinit, Salvadore Kaçaj.

Prezent në krah të Berishës, Kaçaj rrëfeu dhe momentet e panikut që përjetoi teksa po qarkullonte në rrugën Lezhë-Milot, së bashku me të birin dhe shoferin e tij.

Kaçaj tha se dy makina pa targa i dolën para duke i bllokuar rrugën dhe persona të armatosur iu turrën me armë. Ai tha se shpëtuan falë manovrës së shpejtë të shoferit.

“Ka ditë që në Lezhë dhe Kurbin po ushtrohet terror nga segmente të pushtetit, por që të arrijnë deri aty sa të na eliminojmë. Kemi shpëtuar falë manovrave të shoferit tim i cili është një ish-gardist, kemi jetën dhe Zoti na ka dhënë një jetë të dytë. Të giitha përpjekjet që ka bërë banda Rama-Ndreu do të dështojnë dhe rezultati do të jetë 3-0 në qarkun e Lezhës.

Unë kam luajtur futboll në shumë shtete të Evropës, por që të qarkullojnë makina pa targa unë nuk e kam parë në asnjë vend të botës.

Sepse makinat që erdhën ishin pa targa. Dolën dy makina dhe na bllokuan rrugën dhe dolën dy persona të cilët na u turrën me armë por ne mundëm të shpëtonim falë manovrave të shoferit tim”, tha Kaçaj.

Shpallet fituesi, ja kush e merr Bashkinë e Kamzës

Kandidati socialist Rakip Suli ka fituar me 10 mije vota me shume perballe kandidatit te Berisha-Metes ne Kamze, Arjan Hoxha.

Prej disa minutash ka filluar festa në Kamëz, aty ku falë votimit elektronik rezultati i zgjedhjeve pritet të shpallet pas pak.

Duket se në disa nga 133 qendra votimi që janë në total rezultatet kanë dale në favor të kandidatit të Partisë Socialiste Rakip Suli, i cili garon për një mandate të dytë si kryebashkiak.

Ne qendër të Kamzës janë mbledhur qytetarë të shumtë sikurse duket edhe në pamje, të cilët brohorasin me flamuj në dorë e ndezin fishekzjarrë.

Komisioneri Celibashi shkon të votojë i pari, pajisja elektronike nuk punon

Komisioneri Ilirjan Celibashi ka shkruar i pari të votojë këtë të diel, në një qendër votimi në Tiranë. Mirëpo, kur kreu i KQZ-së ka shkuar të identifikohet ka pasur një problem nga pajisja e identifikimit elektronik.

“Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon”, ka thënë Ilirjan Celibashi.

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është paraqitur në orën 07.00, orari zyrtar kur ka nisur procesi i votimit, në qendrën në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” Tiranë. Raportohet se probleme ka edhe në rrethe, me pajisjet e identifikimit elektronik.

“Kemi bllokuar pallatin”, denoncimi me video i kandidatit të “BF” në Dibër: Kapëm 3 punonjës të Ballukut duke shpërndarë lekë, inspektori i IKMT…

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka ka denoncuar një rast të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në qytetin ku ai kandidon.

Një inspektor i IKMT, së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur në Dibër, qark i cili drejtohet nga Belinda Balluku, duke shpërndarë para vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Mësohet se Elton Leshi i cili punon si inspektor pranë IKMT dhe dy punonjësit janë bllokuar brenda një pallati nga banorë të zonës, ndërsa më pas janë shoqëruar nga efektivët e policisë.

https://youtu.be/t9IL3L86Q4s

https://youtu.be/LhPRGU1ZXG0