Apokalipsi i Opozitës të rremë

156

Në statuset e maparshme, 14 majin e kam konsiderue dite votinesh dhe jo zgjedhjesh e nuk asht fort e nevojshme me hup kohe per me komentue rezultatin, mbasi ai dihej me kohë.
Megjithatë, duhet thane se me kto votime, rrxohet definitivisht modeli i opozitës të caktuem prej Ramiz Alisë, si fotokopia e shëmtueme dhe legjitimuese e Partisë të Punës në kushtet e reja të pluripartitizmit të rremë.


Aksioni defaktorizues që kjo opozitë e emnueme në barin kohor të 30viteve, ka ba ndaj elementëve të shëndetshëm opozitar me traditë, histori e vokacion të sinqertë në Shqipni, si në rastet kur asht kenë në pushtet ashtu edhe në opozitë formale, përban nji njollë turpi të neveritshme.
Tashma ka ra “kështjella e kashtës” e retorikës demek antikomuniste, e cila nuk ishte gja tjetër, sall nji metodologji banale tipike komuniste me frymëzim luften e klasave ndaj njerëzve të ndershëm e të zotët të ktij vendi me konstitucion opozitar e kulturë komunitare dhe shtetare.
Kena nevojë për konvertim autentik politik, tue ndërtue modelin e opozitës të shpresës, të çlirueme prej surretnëve të urryem të politikës 32 vjeçare, të cilët janë dallue për despotizëm, korrupsion e keqëqeverisje.

Mos të harrojmë se politika në Shqipni asht kenë, jo sall interes i disave, por nji krim i vërtet, i vetë dekriminalizuem prej ktyne uzurpatorëve 32 vjeçar, me dëshirën me qeverisë përjetësisht.


Ndihmën e sinqertë të botës të qytetnueme, kurrë nuk e përkthyem në zhvillim e begati për popullin tonë të vuejtun, madje kohët e fundit, disa mjeranë të politikës tonë provinciale, të njullosun me vulën e turpit, deshtën me ndërzy popullin kundër “inperializmit Anglo-Amerikan” dhe sot morën verdiktin final, përtej dinamikën e kompromentueme të modelit të zgjedhjeve.
Kohë për meditim e rreflektim të thellë dhe të sinqertë.

Opinionin nga | Nesti ZEFI