Festa kombëtare e pavarësisë është festuar edhe nga komuniteti shqiptar në USA.

Në Garifled, New Jersey mbi 100 shqiptarë, pjesa me e madhe korçarw e maliqarw si dhe amerikanë kanë festuar swbashku festen e pavarwsisw. Festw e cila wshtw shoqwruar nën tingujt e këngëve patriotike dhe veshjeve popullore shqiptare.

Edhe kwtw vit komuniteti shqiptar ka festuar festat kombëtare shqiptare, ku duhet thene se të tilla organizime nga shqiotarwt ka patur e ne shtete te tjera ne USA.

Takimi ka qenë i organizuar nga “Hands of Providence Albania” & “Hope Albanian Church”

Reagimi i Indrit Vokshit, “Nuk ka nevojë Lezha të ketë në bashki një imitues të dobët të Edi Ramës i cili etiketon “kazan mediatik” median lokale”,

Pjerin Ndreu, quan “kazan mediatik lokal” median e Lezhës

E para, Lezha nuk ka ndonjë media të fortë sepse rrethanat janë të tilla që nuk e favorizojnë median e fortë: është mungesa e financave për media cilësore dhe mbi të gjitha, frika e gazetarëve nga shantazhi.

Por kaq media sa Lezha ka, në ketë nivel mediatik që e ka, një kryetar bashkie, duhet ta përkrahë median, jo të mundohet ta shantazhojë e ta etiketojë.

Nuk ka nevojë Lezha të ketë në bashki një imitues të dobët të Edi Ramës i cili etiketon “kazan mediatik” median lokale.

Nëse media ka gabuar në rastin e shkollës, shumë lehtë bashkia si institucion mund të sqarojë me gjuhë të civilizuar, të thotë se e vërteta nuk është raportuar drejt, duke parashtruar argumentet e veta. Dhe gabimi duhet të pranohet edhe nga ana e medias (nëse ka gabuar).

Çfarë nevoje kemi për të sharë median e për ta etiketuar “kazan”?

Një gjuhë e tillë nuk përfaqëson stof prej zyrtari shtetëror. Është nën nivelin e Lezhës si qytet mbi 2000 vjeçar.

Titullarët e institucioneve nuk duhet të lejojnë tiu përmbyten arsyeja dhe qetësia.

Plas dhuna në Bilisht/ Burrë e grua rrahin njëri-tjetrin

Policia e Devollit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dy bashkëshortët.

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se ata kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht njëri-tjetrin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. T. dhe për shtetasen A. T.(bashkëshortë), banues në fshatin Braçanj, Devoll, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Dhunoi këmbësorin në vijat e bardha/ Policia i bllokon mjetin dhe ndëshkon shoferen në Tiranë

Policia e Tiranës ka reaguar pas një rasti dhune të një shofere me një këmbësor në vijat e bardha.

Uniformat blu kanë lokalizuar mjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij.

Automjeti i 46-vjeçares është bllokuar ndërsa është vendosur edhe masë administrative ndaj saj.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë 

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe nuk respekton rregullat e qarkullimit rrugor (mosdhënie përparësie këmbësorëve), ju sqarojmë se:         

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.   

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.  

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

A e dini pse aeroplanët zakonisht fluturojnë në një lartësi prej 11 mijë metrash

Është një situatë e zakonshme që pasagjerët të dëgjojnë pilotin të thotë: “Zonja dhe zotërinj, ne jemi tani në lartësinë tonë të fluturimit prej 11 mijë metrash” gjatë fluturimit, dhe ka një sërë arsyesh pse kjo lartësi zgjidhet më së shpeshti.

Sipas USA Today, lartësia normale e fluturimit për shumicën e aeroplanëve komercial është midis 10 mijë dhe 13 mijë metrash, ose 9 mijë dhe 12 mijë metrash mbi nivelin e detit. Zakonisht, aeroplanët fluturojnë në një lartësi rreth 10 ose 11 mijë metrash.

Pjesa ku rrinë më së gjati aeroplanët në ajër quhet stratosfera e poshtme, e cila është pak mbi troposferë, pjesa më e ulët e atmosferës, sipas Qendrës UCAR për Edukimin e Shkencës. Fluturimi në këtë zonë ka shumë përparësi që e bëjnë atë një nga mënyrat kryesore për aeroplanët për të shkuar nga një vend në tjetrin.

Arsyeja më e madhe për këtë lartësi qëndron në efikasitetin e kerozinës. Ajri më i hollë krijon më pak tërheqje, që do të thotë se aeroplanët mund të përdorin më pak kerozinë për të ruajtur shpejtësinë.

Fluturimi në një lartësi më të madhe është edhe për faktin se aeroplanët mund të shmangin zogjtë (zakonisht), dronët, avionët e vegjël dhe helikopterët. Gjithashtu, drejtimi që po udhëton aeroplani juaj mund të ndikojë se sa lart do të ngjitet. Aeroplanët që fluturojnë në lindje do të fluturojnë në lartësi tek dhe të gjitha drejtimet e tjera do të fluturojnë në lartësi çift. Rrugët që shkojnë në të njëjtin drejtim planifikohen shpesh në mënyrë që aeroplanët të jenë 300 metra mbi ose nën njëri-tjetrin për të shmangur përplasjen.

Fluturimi në një lartësi më të madhe mund të minimizojë gjithashtu turbulencat. Lartësia gjithashtu mund t’u japë pilotëve një avantazh të vlefshëm kur janë në ajër: motin. Sipas Traveller, nëse do të ndodhte diçka që do të kërkonte një ulje emergjente, lartësia u jep pilotëve shumë më tepër kohë për të rregulluar situatën ose për të gjetur një vend të sigurt për t’u ulur sesa nëse do të ishin nën 3000 metra.

Sonte sfida Shqipëri-Itali, policia del me njoftimin e rëndësishëm dhe zbulon planin, ja ç’do ndodhë

Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit midis Shqipërisë dhe Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 16.11.2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës përfshijnë jo vetëm ambientet e stadiumit, por edhe perimetrin jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore gjatë kalimit të tifozëve, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit, konkretisht do të bllokohen:

– rruga “Lekë Dukagjini”, përreth stadiumit; rruga “Dervish Hima”; rruga “Gjergj Filipi”; rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Sheshi “Nënë Tereza” nuk do të ketë bllokime të lëvizjes.

Policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete, në segmentet rrugore të lartpërmendura, nga ora 18:00 deri në përfundim të aktivitetit.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë, lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium, persona të papajisur me dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, të pashoqëruar nga prindi apo kujdestari.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium tifozët, që në aktivitete të mëparshme sportive, janë të identifikuar nga Policia, si problematikë.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për tifozëritë e të dyja skuadrave, që të zbatojnë rregullat dhe ligjin.

Mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve!

Në një kohë që në Shqipëri mbetjet vijojnë të shkaktojnë probleme si për kapacitetet e kufizuara të autoriteteve lokale ashtu edhe për mjedisin ku ato grumbullohen apo hidhen, në kontekstin europian janë përcaktuar kushtet teknike dhe ligjore të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm shërbimin e menaxhimit të mbetjeve nëpërmjet praktikave më të mira dhe teknologjive inovatore.

Direktiva kuadër nr. 2008/98/EC e Parlamentit Europian të vitit 2008.

Ajo shpjegon se kur mbetjet pushojnë së qeni mbetje dhe bëhen lëndë e parë dytësore dhe si të bëhet dallimi midis mbetjeve dhe nënprodukteve. Themeli i menaxhimit të mbetjeve të BE-së është “hierarkia e mbetjeve” me pesë hapa, e vendosur në Direktivën Kuadër të Mbetjeve. Ajo vendos një rend preference për menaxhimin dhe asgjësimin e mbetjeve.

Në Shiqipëri mbetjet shikohen si një material pa vlerë dhe depozitohen në pikët fundore si produkt me një destinacion të vëtëm dhe pa benefite për banorët apo për njësitë e qeverisjes vendore. Praktikat më të mira europiane tregojnë se nga disa katergori të caktuara mbetjesh mund të përfitohet kapaciteti termik që ato mbartin duke bërë të mundur rikuperimin e energjisë prej tyre.

Kjo hallkë e piramidës së mbetjeve është në faza fillestare dhe në zonën veriore të Shqipërisë (pasi bashkitë në këtë zonë nuk kanë kontrata apo detyrime kontraktuale përveç dërgimit të mbetjeve në landfill) ka mundësi për të gjeneruar lëndë të parë nga disa kategori mbetjesh më fuqi më të lartë kalorifike dhe që kanë kaluar fillimisht procesin e riciklimit.

Duke qenë në listën e detyrave dhe të drejtave të çdo bashkie për të menaxhuar mbetjet e ngurta urbane si dhe për të krijuar mundësi për reduktimin e sasive të depozituara në landfill dhe nxjerrjen e përfitimeve të tjera, nga shembujt e shteteve më të zhvilluara, sugjerohet ndjekja e disa praktikave për përdorimin e mbetjeve si lëndë e parë për biznese apo industri të ndryshme.

Kjo do të ndihmonte në reduktimin e emetimeve nga industri të cilat përdorin aktualisht lëndë djegëse të cilat emetojnë sasi të konsiderushme CO2 si dhe do të reduktonte sasinë e mbetjeve të depozituara në landfill, duke sjellë kështu edhe përfitime financiare.

Duke vlerësuar kapacitetet aktuale të gjenerimit të mbetjeve, në rastin e bashkisë Lezhë, prodhimi i Lëndëve Djegëse Alternative do të sillte potencialisht një përfitim rreth 172,600 Euro në vit. Ky rezultat do të vinte si zbatim i një skenari sipas të dhënave të grumbulluara në nivel lokal, duke marrë në konsideratë gjendjen ekzistuese të menaxhimit të mbetjeve në bashki dhe mungesën e proceseve ricikluese formale nga organizmat lokal.

Në rastin e një skenari të dytë ku merren parasysh objektivat kombëtare të riciklimit kjo vlerë do të ishte rreth 150,000 Euro.

Riciklimi si një hallkë shumë e rëndësishme e piramidës duhet ndjekur me rigorozitet dhe duke ndërmarrë fushata të vazhdueshme ndërgjegjësuese, për përmirësimin e kulturës komunitatre dhe ndërhyrjen tek lëndët mësimore për të orientuar metodat që duhen ndjekur dhe përfitimet përkatëse që ka.

Nisur nga praktikat e mëparshme jo shumë të suksesshme për të mundësuar riciklimin e mbetjeve, duhet synuar ndërtimi i pikave/stacioneve për përpunimin e mbetjeve sipas rrymave dhe ndarjen përkatëse të tyre sipas interesave të tregut.

Për të bërë të mundur këtë, nevojitet një informim i plotë i komunitetit si dhe bashkëpunim i qartë për të ndikuar në politikat e menaxhimit të mbetjeve dhe për të bërë të mundur përmirësimin e kushteve mjedisore duke filluar nga familja dhe komuniteti ku jeton secili.

Ky artikull mundësohet nga projekti:

Nga mbetje në energji për industrinë e çimentos në ballkanin perëndimor!