A e dini pse aeroplanët zakonisht fluturojnë në një lartësi prej 11 mijë metrash

40

Është një situatë e zakonshme që pasagjerët të dëgjojnë pilotin të thotë: “Zonja dhe zotërinj, ne jemi tani në lartësinë tonë të fluturimit prej 11 mijë metrash” gjatë fluturimit, dhe ka një sërë arsyesh pse kjo lartësi zgjidhet më së shpeshti.

Sipas USA Today, lartësia normale e fluturimit për shumicën e aeroplanëve komercial është midis 10 mijë dhe 13 mijë metrash, ose 9 mijë dhe 12 mijë metrash mbi nivelin e detit. Zakonisht, aeroplanët fluturojnë në një lartësi rreth 10 ose 11 mijë metrash.

Pjesa ku rrinë më së gjati aeroplanët në ajër quhet stratosfera e poshtme, e cila është pak mbi troposferë, pjesa më e ulët e atmosferës, sipas Qendrës UCAR për Edukimin e Shkencës. Fluturimi në këtë zonë ka shumë përparësi që e bëjnë atë një nga mënyrat kryesore për aeroplanët për të shkuar nga një vend në tjetrin.

Arsyeja më e madhe për këtë lartësi qëndron në efikasitetin e kerozinës. Ajri më i hollë krijon më pak tërheqje, që do të thotë se aeroplanët mund të përdorin më pak kerozinë për të ruajtur shpejtësinë.

Fluturimi në një lartësi më të madhe është edhe për faktin se aeroplanët mund të shmangin zogjtë (zakonisht), dronët, avionët e vegjël dhe helikopterët. Gjithashtu, drejtimi që po udhëton aeroplani juaj mund të ndikojë se sa lart do të ngjitet. Aeroplanët që fluturojnë në lindje do të fluturojnë në lartësi tek dhe të gjitha drejtimet e tjera do të fluturojnë në lartësi çift. Rrugët që shkojnë në të njëjtin drejtim planifikohen shpesh në mënyrë që aeroplanët të jenë 300 metra mbi ose nën njëri-tjetrin për të shmangur përplasjen.

Fluturimi në një lartësi më të madhe mund të minimizojë gjithashtu turbulencat. Lartësia gjithashtu mund t’u japë pilotëve një avantazh të vlefshëm kur janë në ajër: motin. Sipas Traveller, nëse do të ndodhte diçka që do të kërkonte një ulje emergjente, lartësia u jep pilotëve shumë më tepër kohë për të rregulluar situatën ose për të gjetur një vend të sigurt për t’u ulur sesa nëse do të ishin nën 3000 metra.