Hakmarret ‘gangsterja’ e Bilishtit? Punonjësit të karburantit i digjet makina, babai i të riut: Dyshoj tek Deizi Arapi. Policia të verifikojë ku i gjen lekët që blen automjete sa herë ia shkrumbojnë?

247

Një automjeti i është vënë flaka gjatë natës së kaluar në qytetin e Bilishtit.

Pronari i automjetit dyshohet se është Marsel Buçi, punonjësi i një karburanti në qytet.

Emri i këtij personi doli në skenë pak javë më parë, dhe u akuzua nga Deizi Arapi se i kishte djegur makinën e saj.

Babai i Marsel Buçit ka folur sot për mediat dhe ka treguar se djali i tij nuk ka asnjë konflikt

“Pas verifikimeve që bëri policia doli që im bir nuk kishte lidhje me atë ngjarje. Pas nja dy ditësh, si ndodhi kjo ngjarje i del prapë përpara me makinë djalit e filloi ta ofendojë.

Qëndroi djali i tha si e ke punën moj cupë e mbarë. Nuk kam gjë i tha po pas disa minutash mori policinë në telefon i thotë ky djali më shau. Nuk ka pasur asnjë konflikt djali.

Mua më duket ngjarje e qëllimshme 100%. Kërkoj nga shteti drejtësi, bile para një muaji erdhën te shtëpia ime meqë kisha kamera, e morën. Mund ta verifikonin brenda 24 orësh. Akoma nuk ma kanë sjellë. Unë dyshoj tek ato dy çupat që ja dogjën makinën dy javë më parë, tek ato e kam dyshimin. Nuk e di nga janë shtyrë, në rast se djali im do kishte dorë tek ajo, do i kishte djagur makinën do e kisha denoncuar. Unë punoj më kazmë e lopatë, edhe e kam blerë me djersë atë makinën, kurse ato kanë ndërruar 10 makina sa djegin një blejnë tjetër, bëhem kurioz, ne jemi 4-5 veta që punojmnë se mund të rri dhe 10 vjet pa makina, Ku i gjejnë lekat? Vetëm kaq dua nga shteti, ku i gjejnë 6 milion pa punuar asnjëri?”, u shpreh babai i tij.

“Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe rënies së zjarrit”, thoshte policia në mëngjes për djegien e makinës së Marsel Buçit.

Emri i Deizi Arapit nuk është tashmë emër i panjohur për policinë. Pak kohë me parë 27-vjeçarja nga Bilishti, u arrestua për prishje të qetësisë publike dhe pasi kishte fyer e kundërshtoi me dhunë efektivët e policisë, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.