Banorët pinë ujë me fekale

467

Prej shum vitesh banorët e fshatit Otllak ankohen, për ujin që rrjedh në rubinetat e tyre se është tepër i ndotur dhe nuk përdoret as për të larë rrobat.

Janë më shumë se 300 familje të njësis administrative bashkia Berat, të cilët për më shumë se 30 vjet ankohen se uji është i ndotur dhe me erë ndërsa është i pa konsumueshëm.

Ujë kemi por uji nuk mund të përdoret për tu pirë ndërsa jemi tepër korekt në detyrimet ndaj shtetit ndërsa shërbime smarrim. Nuk është e para herë që ngren zërin por ende uji është i ndotur i papërdorshëm i pakonsumueshëm.

Duke qenë shum pranë qytetit të Beratit fshati Otllak merr të njëjtin ujë që merr edhe konsumatori i qytetit por rrjeti tejet i amortizuar prej më shum se 65 vitesh ka sjell problem në ujin e pijshëm të banorëve të Otllakut.

Kjo konstatuar edhe nga vet drejtoria e Sha Ujsjellës kanalizime pohojnë se rrjeti tejet i amortizuar shkakton ndotjen e ujit pijshëm problem i mbartur në vite i cili kërkon zëvendësim të menjëhershëm. Deri në zëvëndësimin e rrjetit në çezmat e këtyre banorëve do të rjedhë ujë i ndotur me fekale .