I mbani mend G-Bani dhe Crazy Girl? Ja ku ndodhen ata sot.

1640

Shumë vite më parë, dy nga artistët më të përfolur në vend, G Bani dhe Crazy Girl fituan zemrat e të gjithëve me këngën e tyre Të dua, e cila u kthye menjëherë në hit. Edhe pse kënga vazhdon të jetë mjaft e preferuar, për dy këngëtarët kemi dëgjuar shumë pak.

Të dy vendosën t’i përkushtoheshin jetës familjare, duke hequr dorë nga muzika. Ata janë fotografuar së fundmi në ishullin e Mykonos, ku i është bashkuar edhe një shqiptar tjetër. Sipas postimeve të tyre në rrjete sociale, kjo nuk është hera e parë që dyshja e hitit Të dua kalojnë kohë së bashku.

Me sa duket Crazy Girl jeton në Mykonos, ndërkohë që G-Bani shkon shpesh për t’u takuar me të. Mbase dyshja po sjellin një tjetër projekt, shumë vite pas bashkëpunimit të parë, dhe me siguri që ky rikthim i tyre në muzikë do të pritej mjaft mirë.