Një kompani lezhjane ndër më të mirat e rajonit për politika pro familjes. UNFPA e vendos si paneliste për eksperiencën e krijuar.


Zhvillimi i politikave pro familjes në vendin e punës, një angazhim që kanë marrë institucionet e ndryshme ndërkombëtare, kanë identifikuar si pararojë të këtyre nismave kompaninë me seli në Lezhë, AZ Group. Përfaqsues të kësaj kompanie ishin në Konferencën Rajonale të mbajtur në Stamboll me 22-24 shtator e ku merrnin pjesë përfaqsues shtetesh, organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe CEO nga disa vende që kanë aplikuar politika të tilla.


Në panelin e zhvilluar me temë “Si ti bëjmë vendet e punës familjare, miqësore dhe gjithëpërfshirëse”, administrator i AZ Group në Lezhë ka theksuar se duke parë fytyra të buzëqeshura në kompanitë tona atëherë mund të flasim për një të ardhme më të mirë jo vetëm për kompanitë, por edhe për komunitetin që na rrethon. Sipas Zusit, nëse një familje është e lumtur, atëherë i gjithë biznesi progreson dhe krijojmë një ambjent më miqësor për të gjithë. Për këtë, ai ka shtuar se këto janë arsyet se përse janë kaq shumë të angazhuar për të aplikuar sa më shumë politika pro familjes në vendin e punës dhe për të mbështetur familjen.


Bizneset nuk janë vetëm instrumente që përmbushin anën ekonomike të njerëzve për të jetuar, por është e nevojshme që të ndërmerren edhe politika sociale për një vend dhe një botë më të mirë, e këto janë këto politika familjare. Të reflektosh mbi gabimet e të shkuarës dhe të synosh për ndikuar sa më shumë pozitivisht në jetën e punonjësve të kompanisë është vetëm maturi dhe më shumë qëndrueshmeri për këto kompani” – ka thënë ndër të tjera administrator i AZ Group në Leezhë z. Alban Zusi.


Politikat pro familjes të ndjekura deri më tani nga AZ Group në Lezhë me punonjësit e saj, janë marrë si model për aplikimin e tyre edhe nga shumë kompani të tjera. Këto inciativa shihen si një nevojë që të aplikohen dhe praktikohen në çdo biznes, kjo pasi kështu i shërbehet edhe më shumë komunitetit dhe ndikohet në të ardhmen e përbashkët.

Popujt më inteligjentë në botë: ku janë shqiptarët?

Një hulumtim i kryer nga Wolrd Population Review, sjell listën e gjatë prej 199 vendesh, matet koeficienti i inteligjencës së çdo vendi. 

Për disa dekada, Koeficienti i Inteligjencës është përdorur për të matur përafërsisht inteligjencën e një individi ose një grupi individësh në raport me pjesën tjetër të popullsisë. Koeficienti i Inteligjencës së çdo personi vlerësohet me metoda të ndryshme, të cilat zakonisht përfshijnë teste me pyetje ose procedura me objekte të specifikuara.

Shumica e njerëzve në mbarë botën, pra rreth 68 për qind, kanë një koeficient inteligjence që varion nga 85-115. Në vendin e parë, me koeficientin më të lartë të inteligjencës renditet Japonia, ndjekur nga Tajvani, Singapori, Hong-Kongu dhe Kina.

Shtetet evropiane që kanë arritur të futen dhjetëshe janë: Bjellorusia, Finlanda, Lihtenshtajni, por edhe Hollanda dhe Gjermania.

Ku ndodhet vendi ynë, në këtë renditje? Shqipëria renditet e 109-ta, në këtë listë të gjatë. Sa i përket vendeve të rajonit, si; Serbia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë–Hercegovina, ato renditen sipër vendit tonë.

Për sa i përket vendit me koeficientin më të ulët në botë, është Nepali, me 42.99.

Muhamed Sytari apo Gomari i babatasit

Debati për lejimin e shamive në shkolla, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari kërcënon Gjekmarkajn: Nuk je thirrur për të futur hundët aty ku nuk duhet

-Imami Muhamet Sytari eshte nje nga hoxhallaret me te zeshem qe medreset ne Shqiperi t‘i kalojne ne menagjim Dynajetit turk, nje kerkese kjo e kahmotshme e qeverise turke dhe presidentit turk Erdogan. Imami Sytari eshte i zellshem ne lartesimin e perandorise osmane si cliruese te shqiptareve e jo si pushtuese,duke organizuar edhe manifestime fetare per t‘i lartesuar sulltanet e kesaj perandorie sic ishte rasti me Sulltan Mehmet Fatihun qe ne hisorine shqiptare njihet si me mizori qe masakroi dhe deboi popullaten shqiptare nga teritoret te cilat i pushtoi.

Por, per imamin Sytari, ky mizor eshte clirimtar dhe i derguar i Allahut. Poashtu imami Muhamet Sytari mbetet i preferuari i qarqeve fetare e politike turke te aferta apo nen ndikimin e presidenti Erdogan, per kreun e KMSH-se.

Fushata e imamit Sytari per lejimin e bartjes se shamise ne shkolla publike, dhe sytareve te tjere ne Kosove e Maqedoni te Veriut, eshte fushate apo nisme anti-kombetare qe ka per qellim t‘i pengoi shqiptaret drejt integrimet euro-atlantike , duke tentuar qe ata te duken si pjese e shoqerive nga Lindja e mesme. Shamia sipas konceptit te „sytareve“, bazohet ne traditen aziatike te shoqerive arabe, e qe ne realitetin e sotem, eshte vetem nje relikt primitiv me te cilen po synohet skllaverimi i serishem i femres shqiptare.

Nga | Nexhat HAZIRI

Mos i fshihni paratë kurrë në këto vende në shtëpi!

Për shumë njerëz, ruajtja e parave në shtëpi është një zakon. Megjithatë, kjo nuk është një ide e mirë sidomos nëse bëhet fjalë për vende që janë lehtësisht të aksesueshme nga hajdutët. Pra, ka disa vende të ndaluara në shtëpi ku nuk duhet t’i lini asnjëherë paratë tuaja.

Së pari, mos i lini asnjëherë në pajisjet elektrike apo të vjetra. Nëse po mendoni t’i fshihni para brenda pajisjeve ose në një një celular të vjetër, atëherë mos e bëni. Ka mundësi që pajisjet të tërheqin interesin e hajdutit si objekte sepse shumë njerëz përdorin këto taktika.

Së dyti, është dysheku dhe arsyeja është e dukshme. Është streha klasike numër një. Ju nuk dëshironi të bëheni kaq të parashikueshëm. Zgjedhjet e ardhshme shumë të këqija për të mbajtur paratë tuaja janë në sirtarë. Mos fshihni para ose ndonjë send në kopsht apo në një vazo në ballkon.

Ide për vende të sigurta

Megjithatë, ka edhe disa vende ku mund t’i fshihni paratë tuaja. Lodrat e fëmijëve janë një zgjidhje e mirë sidomos në një dhomë tashmë të çrregullt. Është gjithashtu e zgjuar t’i mbështillni mirë paratë dhe t’i vendosni në një qese hermetike dhe t’i groposni në një vazo me lule.

Egnatia “dajak” Vllaznisë në Rrogozhinë, Tirana ngec ndaj Kastriotit

Vllaznia e Josës nuk arrin të krijojë vazhdimësi në rezultate, teksa pas dy fitores radhazi ndaj Kukësit e Tiranës, vjen një disfatë zhgënjyese në transfertën ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

Ashtu si sezonin e kaluar në fazën e fundit, shkodranët u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0, në një sfidë tërësisht zhgënjyese nga ana e të besuarve të Mirel Josës.

Emiliano Musta ishte protagonist absolut i rrogozhinasve, pasi në minutën e 22-të bëri një shpërthim spektakolar në krahun e majtë, duke kaluar disa kundërshtarë dhe shërbyer më pas për Delarge, që e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetën e Zogovic.

Vetëm dy minuta më vonë, Juric gabon në pasim dhe Egnatia del në një tjetër kundërsulm, aty ku Zogovic ndal fillimisht Jackson, por më pas topi shkon te Musta, që këtë herë e dërgon vetë në rrjetë, duke dyfishuar shifrat.

Josa provon të reagojë në pjesën e dytë, duke bërë disa zëvendësime, por nuk ka shkëndija, ndërsa në të 57-ën, Egnatia shënon edhe golin e tretë me Camajn, i cili përfitoi nga përgjumja e dyshes Juriç-Gurishta dhe dërgoi topin në rrjetë.

Kjo është humbja e dytë në katër javë për shkodranët, që treguan edhe njëherë se janë skuadër e brishtë dhe larg pritshmërive, ndërsa Egnatia merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 6 pikë.

Ngec sërish edhe Tirana kampione në fuqi, që pas humbjes ndaj Vllaznisë në kryeqytet, nuk shkon dot përtej barazimit pa gola ndaj Kastriotit në Kamëz, në një ndeshje me ritëm të ulët dhe pak mundësi shënimi, teksa krutanët goditën edhe një traversë në të 80-ën.

Edhe bardheblutë konfirmojnë në këto katër javët e para se janë larg formës së vitit të kaluar, pasi kanë grumbulluar vetëm 5 pikë, falë një fitoreje, dy barazimesh dhe një humbjeje, ndërsa të njëjtën kuotë pikësh ka edhe Kastrioti.

11 shtator, mbështetje për shqiptarët në zgjedhjet suedeze

Pavarësisht preferencave politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe Suedi, për komunitetin shqiptar në këtë vend, do të ishte pozitive që të votojmë kandidatët shqiptarë.


Sa i takon partive secili voton atë grupim politik që mendon se i përfaqëson më së miri interesat e tij dhe të komunitetit, por do të ishte e këshillueshme që në listën nominale për deputetë në parlament, për këshillat e komunave dhe të regjioneve, të japim mbështetje për kandidatët shqiptarë, duke vendosur X përkrah emrit të zonjave apo zotërinjve që janë pjesë e komunitetit tonë.


Mbështetja e kandidatëve shqiptarë në çdo nivel politik, është mënyra më e mirë për të pasur një grup të madh e të fortë lobistësh shqiptarë në Suedi!

Nga | Arben VATA

Arben VARA Gazetar

“Injoranca nuk është argument”, debate të forta në parlament: Çfarë ke që ulërin mo?

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend u ndal sërish tek paketa e prezantuar sot nga qeveria për përballimin e krizës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri po ndërpritej vazhdimisht nga deputeti Helidon Bushati, teksa ky i fundit po fliste nga vendi.

Në një moment Rama iu kthye deputetit duke i thënë “përse ulërin”.

“Çfarë ke që ulërin mo? Pse ulërin? Çfarë janë këto ulërima? O zotëri, injoranca nuk është argument, nuk ka qenë kurrë. Injoranca ju ka katandisur këtu ku jeni. Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800 KËH/orë do e paguajë çdo kilovat me çmimin e tregut.

Diferencën mes 9.5 dhe 42 lekë, sot e mbulon qeveria por nuk kanë për të paguar pishina, dekore me drita në oborre të gjera apo ngrohje të vilave me kondicioner e dritare hapur kështu që me llogari shohim që ky 4% konsumon 15% të totalit.

Ka shumë humor në Shqipëri se si do kemi kursejmë. Nuk kemi masa si Gjermania apo Zvicra por do kërkojmë të kursehet energji elektrike. Kjo është pjesë e të tërës”, tha Rama.

Apple prezanton sot iPhone 14, kështu do të duket

Fansat e Apple nuk duhet të presin më. Kompania e teknologjisë moderne do të prezantojnë sot telefonin e saj më të ri iPhone 14, në një event të quajtur ‘Far Out’.

Zërat thonë se të dy versionet e këtij telefoni, ai standardi dhe Pro do të vijnë me një ngjyrë të purpurt, ndërsa nuk do të ketë iPhone 14 Mini.

Kamerat e versionit Pro do të jenë të përmirësuara me një sensor kryesor 48 megapixel dhe lente ultra të gjera duke krijuar mundësi për foto më të pastra në dritë të ulët.

Sipas të dhënave, gjatë eventit pritet të prezantohet dhe ora e re Apple Ëatch 8 Pro. Telefoni i ri pritet të ketë bateri më jetëgjatë, audio më të pastër etj.

Plas sherri në PD e Korçës, goditet me shishe në kokë kryetari

Kryetari i Partisë Demokratike i degës së Korçës është dhunuar nga një sekretar grupseksioni i kësaj partie. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

Mësohet se kryetari Devis Osmani, është konfliktuar me Eduart Topallin, i cili e ka goditur me shishe në kokë, duke e lënduar. Dyshohet se motiv i konfliktit mbeten mosmarrëveshjet brenda partisë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në hyrje të Korçës. Ndërkohë nuk dihet nëse policia do të kryejë veprime për këtë rast dhe zbardhjen e rrethanave, pasi ende nuk ka një komfirmim nëse është bërë denoncim nga Osmani.

I kontaktuar Topalli ka thënë se është vetëmbrojtur pasi e ka sulmuar vetë Osmani i pari.