Horoskopi, Sot, e mërkurë 24 gusht 2022

Dashi

Gjithçka do të procedojë mirë dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e nesërme, por yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të përballuar ndryshimet.

Demi

Do të gjeni zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, ndërsa do të harroni të këqijat e vjetra. Pas shumë hidhërimeve të vogla do të merrni kënaqësi personale.

Binjakët

Ditën e nesërme do ta filloni me një entuziazëm dhe mundësia për t’u përmirësuar do t’ju japë shtysën e duhur për fitime të majme ekonomike.

Gaforrja

Mos e përjetoni si një dramë për çdo gjë të vogël që nuk do të shkojë ashtu siç dëshironit. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me periudha të ndryshme.

Luani

Mos jini shumë kërkues si ndaj partnerit ashtu edhe ndaj miqve. Sepse kjo gjë mund të shkatërrojë raportet që keni krijuar prej kohësh. Nesër e shkuara do t’ju kushtëzojë së tepërmi.

Virgjëresha

Do t’ju gjykojnë për spontanitetin tuaj nesër. Nëse po jetoni një histori ekstra, duhet të mendoni nëse ia vlen.

Peshorja

Do të nervozoheni dhe do të “shpërtheni” pa asnjë arsye nesër. Një projekt po shkon drejt një përfundimi të mirë ndërsa do të realizoni disa gjëra që i keni për zemër.

Akrepi

Do t’ju duhet shumë “karikim” për të mbledhur ndonjë sukses të rëndësishëm. Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë.

Shigjetari

Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen. Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin.

Bricjapi

Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja. Mërkuri do t’ju ofrojë pritje të mira.

Ujori

Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë.

Peshqit

Për të vendosur të ardhmen tuaj duhet të zgjidhni patjetër problemet që keni me të tashmen që s’po ju lënë të qetë.

Moti Sot, e mërkurë 24 gusht 2022

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin.

Gradualisht në mesditë parashikohen zhvillime vranësirash përgjatë maleve dhe zonave të ulëta. Në alpe dhe përgjatë zonave malore do ketë prezencë reshjesh lokale në kohë të shkurtër në orët e mesditës. Në mbrëmje parashikohet sërish mot i kthjellët.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim në det parashikohet të jetë i forcës 2 ballë.

I jepet fund makrabitetit ne therjen e kafsheve dhe groposjen e nenprodukteve shtazore gjate peligrinazhit ne malin e Tomorit. Lezha u be zgjidhja e nje fenomeni 30 vjecar.

Mijëra besimtarë bektashinj morën pjesë në peligrinazhin e përvitshëm në malin e Tomorit. Besimtarët nderojnë gjatë 5 ditëve të peligrinazhit imamin Abaz Aliu, ndërsa ndjekin ritualet e shenjta dhe vizitojnë objektet e kultit që ndodhen në malin e Tomorit. Flijimi i një deleje apo qingji dhe ndarja e ushqimit midis besimtarëve është një tjetër veçori e këtij peligrinazhi. Në fakt gjatë ditëve të festës në malin e Tomorit, theren më shumë se 7 mij krerë bagëti, një numër shumë i madh krahasuar me ditët e peligrinazhit.

Ky intensitet therjesh ishte bërë shkak edhe për krijimin e një situate aspak të këndshme me therjen e bagëtive dhe po kështu edhe me ambjentin përgjatë malit të Tomorit ku groposeshin të gjitha nënproduktet shtazore që krijoheshin pikërisht nga therja e pakontrolluar. Kjo situatë mori vemendjen e aktorëve të ndryshëm lokalë në Berat dhe të biznesit. Sëbashku operuan në gjetjen e zgjidhjeve optimale dhe ndryshimin e situatës në këtë vend të shenjtë. Patjetër që gjithçka edhe në funksion të përmirsimit të situatës mjedisore në malin e Tomorit dhe mbajtjen e ujërave nëntokësorë të pastër.

Nga kjo ndërhyrje e kryer tashmë vendin ku kryhet rituali i përvitshëm, ambjentit dhe natyrës i janë reduktuar më shumë se 20 ton nënprodukte shtazore, të cilat nuk u groposen më në shpat të malit, por dërgohen për tu përpunuar në kompaninë AZ Group në Lezhë. Fakti që në këtë qytet gjendet një teknologji e cila i jep zgjidhje një problem madhor si ai i identifikuar prej vitesh në peligrinazhin në malin e Tomorit ishte motivim për të arritur në ndërtimin e një thertoreje ku prerja e bagëtive kryhet në kushte optimale, ku nuk ka më pamje makabre dhe ku çdo ditë janë larguar të gjitha nënproduktet shtazore të papërdorura drejt fabrikës në Lezhë.

Në ditët kulminante të fluksit të pelegrinëve situata është menaxhuar në mënyrën më të mirë e kjo bëri që këtë vit gjithçka të ishte akoma me festive dhe duke larguar nga pamjet therjen e bagëtive kudo nëpër rrugë dhe hedhjen e të brendshmëve të tyre në anë të rrugës e në rastin më të mirë të groposura. AZ Group mori përsipër një angazhim të madh për ti dhënë zgjidhje një shqetësimi mjedisor e për të ndikuar në ambjent me reduktimin e groposjeve të këtyre nënprodukteve shtazore.

Mjete dhe punëtorë u angazhuan për të krijuar një imazh tjetër viziv për këtë peligrinazh në malin e Tomorit. Thertorja në Berat mori përsipër të investojë në ndërtimin e thertores për të krijuar kushte optimale për therjen e kurbanëve dhe gjithçka pati mbështetjen edhe të Kryegjyshatës Botërore e në veçanti të Baba Mondit si dhe të pushtetit vendor. Ky vit ishte vetëm nisja e një transformimi për malin e Tomorit sa i takon eleminimit të ndotjeve, angazhim qw do tw vazhdojw duke u pwrmirsuar edhe mw tej, ndërsa AZ Group është angazhuar që të jetë e pranishme në çdo situatë për ti dhënë zgjidhje e për të ndikuar në mjedisin shqiptarë.

Zbardhet dëshmia e ruses që tentoi të hynte në Uzinën ushtarake në Gramsh

“Nuk mund të themi nëse bëhet fjalë për disa blogerë apo agjentë të huaj.” Kështu u shpreh paraditen e së dielës ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, rreth “vizitës” së dy rusëve dhe një ukrainasi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.about:blank

Pasi tentuan të fotografonin në zonë të ndaluar ushtarake, shtetasit e huaj lënduan po ashtu edhe dy ushtarakët që ishin roje në Uzinë. Pas incidentit ata u vunë në pranga dhe tashmë po hetohen si të dyshuar për spiunazh. Megjithatë, duke folur për autoritetet, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin 23-vjeç kanë thënë që ata janë blogerë dhe se fotot dhe videot i bëjnë për t’i shpërndarë në mediat e tyre sociale.

Svetlana njihet në Instagram, ku ndiqet nga 253 mijë përdorues, si Lana Sator dhe e përshkruan veten si një fotografe që shkrep foto të trashëgimeve të shekullit të XX dhe të godinave të braktisura.

Por, mesa duket, kjo nuk është hera e parë që 33-vjeçarja ruse akuzohet për spiunazh. Në një postim të bërë një vit më parë, ajo sqaron se blogu i saj nuk sponsorizohet nga ndonjë inteligjencë e huaj. Përkundrazi, thotë ajo, paratë për biletat, udhëtimet dhe pajisjet me të cilat filmon, i nxjerr nga xhepi i saj. Sipas asaj që thotë Svetlana, këtë punë ajo e bën prej 15 vitesh.

Siç tha dhe ministri Peleshi më herët në deklaratën e tij, tani mbetet vetëm për t’u zbuluar përfundimisht nëse kemi të bëjmë me tre turistë “aventurierë” apo për diçka tjetër më serioze.

Postimi i Svetlana Timofoeva-s në Instagram, 4 tetor 2021

“Kush qëndron pas këtij blogu?

Kush i financon të gjitha këto udhëtime? Si i gjeni këto vende? Ku janë aventurat e ardhshme dhe si mund të mbështeten ato? A mund të blej reklama në blogun tuaj?

Shpesh marr pyetje si kjo – dhe vazhdoj ta shoh blogun tim të referuar diku në internet si “projekti i fotografisë Lana Sator” – edhe pse @lanasator është vetëm një person. Unë udhëtoj shumë, vetëm kështu – blej biletat, gjej një vend për të qëndruar, kap çantën e shpinës dhe nis rrugën! Këtë e bëj prej më shumë se 15 vitesh.about:blank

Blogu im nuk sponsorizohet nga ndonjë inteligjencë e huaj, për të cilën do të përpiqesha të gjeja dhe të tregoja vende të ndryshme të harruara. Të gjitha pajisjet janë të miat, askush nuk më jep kamerën dhe nuk më thotë se çfarë të shkrep.

Meqë ra fjala, ka një mënyrë për të mbështetur blogun tim pa rezervuar guida ose pa blerë printime – thjesht tregoni miqve tuaj për faqen time. Në fund të fundit, ju jeni abonuar tek unë sepse është interesante- po sikur të mos jetë vetëm për ju?about:blank

Nëse ju pëlqen diçka këtu, thjesht postoni ose fotografoni çdo postim në story ose në ndonjë rrjet tjetër social me një link aktiv në llogarinë time.”

Ditëve të fundit ajo kishte shpërndarë në mediat e saj sociale pamje nga godina të braktisura në Shqipëri.

Alabin kurti e hoqi “shamine” e hipokrizise

Debati i induktuem prej Tale(al)bin Kur(t)dit, i cili intrumentalisht ka hedhë nji gurë në ujë, në kënetën e vjetër të diskutimit mbi të drejtën e përdorimit të shamisë, po trajtohet me nji cektësi të frikshme nga shumica absolute e komentuesve, disa të pajisun me doktorratura në të drejtat e robit etj…


Në fakt, ky argument, kërkon perveç nji analize të ponderueme, edhe nji qasje sinqeriteti që nuk sakrifikohet në altarin e komoditetit e të “qetsimit” të koshiencës me ilaqe narkozizuese. Shamia nuk asht nji e drejte e njirit absolute, por ne thelb nji mnyre soft e islamit politikë per me përfitue prej laiçizmit apo laicitetit të antikrishtit europian, me orientimin e qartë të imponimit të sheriatit dhe plazmimit të shumicës myslimane me frymën e dogmave kuranore të interpretueme arbitrarisht prej “mullahëve” politike të rradhës në trojet shqiptare. Insistimi me krijue idenë e islamofobisë dhe kërkesat me balancue autoviktimizmin e nji pakice agresive islamike, tue ba lidhe të tilla ad hoc, asht kryevepra e poshtërsisë politike te VV dhe të elitës drejtuese shtetnore të Kosovës.

Hapi i parë asht vetëdijesimi dhe jo vajtimet medemek laike te disa politikanëve kosovare e perrethsave të tyne. Shtoj se shamia nuk asht e asimilueshme apo w krahasueshme me asnji simbol fetar te fesë katolike, sikur duen me e paraqite me akrobacina sforcuese edhe disa pseodoteolog të vetshpallun të kshtenë, të cilët kallxojnë nji injoranca të frikshme. Paqja e vërtet asht në qartësi, sinqeritet e luajalitet. Sofizmat në kto raste janë djallzore

Doni të lini duhanin? Atëherë përdorni këto ushqime

Nëse lini pirjen e duhanit, mënyra më e shpejtë për të pastruar trupin tuaj nga nikotina është duke përdorur disa ushqime të caktuara.

Më poshtë do gjeni të listuara ushqimet që duhet konsumuar pasi të kenë ndalur pirjen e duhanit.

Spinaqi

Acidi folik është shumë i rëndësishëm për punën normale dhe zhvillimin e trupit, por gjithashtu ndihmon trupin për të zgjidhur nikotinën. Sasi të mëdha të acidit folik gjenden në spinaq.

Brokoli, lulelakra dhe lakra

Perimet nga familja e lakrës janë shumë të shëndetshme. Përveç mbajtjes së polifenoleve që kanë provuar të dobishme në reduktimin e inflamacionit të ndryshëm në sistemin e tretjes, gjithashtu përmban antioksidues që pastrojnë trupin nga toksina të shumta. Gatuani ato për një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur në mënyrë që të ruani përfitimet e tyre.

Çaji jeshil

Nga pirja e duhanit trupi humb lëngun e nevojshëm, dhe organizmi dehidrohet shumë më shpejt. Pini çaj jeshil të pasur me antioksidues, pasi ai pastron nikotinën nga trupi.

Karota

Nikotina shkatërron lëkurën dhe e bën atë të pajetë dhe të thatë. Nëse doni të zgjidhni këto efekte anësore të shëmtuara të duhanit, hani sa më shumë karota të jetë e mundur. Ajo përmban sasi të mëdha të vitaminave A, K, C dhe B, të cilat janë pastruesit kryesorë të trupit

NUK VRITET PAFAJSIA!

Jehona dhe përjetimi i tragjedisë të djeshme në plazhin e Himarës, ku nji fëmijë i pafajshem i bashkohet korit të engjujve të qiellit, për shkak të degradimit në kanibalizëm të policit dhe shtetit që përfaqëson, tashma nuk mundet me kenë e vazhdue thjesht si reagim emotiv i momentit, por duhet shëndrrue në nji paralajmrim e alarm vetëdije, i ngulitun në mënyrë të përhershme në krejt qenien tonë si qytetarë të përgjegjshëm.

Kjo vrasje e emblemës të pafajsisë e shejtnisë të mishërueme në vajzën e vogël 7 vjeçare, nuk ishte thjesht nji aksident, por rezultat i nji procesi të gjatë kriminalizimi të policisë, shtetit e shoqnisë shqiptare, ku i drejti, i vërtetë, i meçmi u dëbue jashtë kuvendit, tue perifrazue poetikën e Patër Gjergj Fishtës. Përshkallzimit vrastar të sensit të komunitetit dhe shtetit që u përftue në kto 32 vjet prej drejtuesve të ri të postmonizmit, surrogat të shëmtuem të partisë dhe sigurimit famëkeq të shtetit, ka ardhë koha me këtë rast, bash me u vu kufinin te thana…

Qeveria ka ra moralisht bashkë me galaksinë e opozitës çakalle dhe në shtator duhet nji qeveri e re me personalitete te spikatuna në kulturë, dije e ndershmëni dhe nuk ka ma kohë me ba putpuri diskutimesh me narkozë prej divanit të tipit: duhet rritje kulture, edukate qytetare apo sikur halla të kishte hallate mashkullore, do të quhej axhë..


Bash në këtë momente jo ma vonë, duhet ndërhymje urgjente për me vendosë sovranitetin e komunitetit në det, fushe, mal e çdo pllame të zaptueme prej modelit të ” Nua Rrokave”… Prandej asht e kotë me u ushqye me iluzione në nji vend me përqindje të naltë humusi otoman, ku sensi i komunitetit sintetizohet në shprehjen makabre profanuese “Oj Shna Prende më ruej B#then teme”…


Shoqnia jonë duhet të rikuperojë njerëzit e kulturës dhe kriteri që të ban të tillë asht vetëdija për me kenë misionar deri në flijim në këtë moment sfidues për të mirën e familjes dhe komunitetit. Nji njiri i kulturës nuk mundet me hesht përballë dhunimit kaq sfidues të dinjitetit njerëzor dhe në këtë kontekst, duhet çarmatosë agresori në krejt zinxhirin e vet veprues, tue fillue te kreu i qeverisë e deri te ekzekutori i ktij krimi mostruoz. Mendoj se asht poshtërsi e mungesë ndershmenie me amnistue qeverinë dhe likudue këtë ndodhi si fatalitet…


Secili me takatin dhe ne proporcion me potencialet e veta, e ka detyre morale mos me tolerue ma kanibalizimin e shoqnisë tonë; mbi të gjitha me bojkotue modelet e politikës që janë lidhë e mbijetue, falë sinergjisë me krimin në kto 32 vjetë. E dij mirë qe nji pjesë e mirë e qytetarëve tonë janë anestizue ne ndjeshmëni ndaj komunitetit dhe injoranca e tyne instrumentalizue prej politikës të mbrapshtë, tue u kthy në arsenal goditës për ato pak za të arsyes që vikasin në këtë shkretinë ekzistenciale shqiptare, por ky fakt nuk mund te jetë shkak për demotivim. Krishti Zot, na ka thane se ai e ka mund vdekjen dhe na duhet të mos frikësohemi prej ktyne “coftinave” ambulante që ecin me dy kambë dhe po terrorizojnë Shqipninë..Zoti forcoftë familjarët e vajzës që humbi jetën tragjikisht, e cila ka prek thellë kordat e shpirtit tonë, me shpresë që raste tilla të jenë nji kujtim i trishtë i të shkuemes.

Nga Nest ZEFI