I jepet fund makrabitetit ne therjen e kafsheve dhe groposjen e nenprodukteve shtazore gjate peligrinazhit ne malin e Tomorit. Lezha u be zgjidhja e nje fenomeni 30 vjecar.

230

Mijëra besimtarë bektashinj morën pjesë në peligrinazhin e përvitshëm në malin e Tomorit. Besimtarët nderojnë gjatë 5 ditëve të peligrinazhit imamin Abaz Aliu, ndërsa ndjekin ritualet e shenjta dhe vizitojnë objektet e kultit që ndodhen në malin e Tomorit. Flijimi i një deleje apo qingji dhe ndarja e ushqimit midis besimtarëve është një tjetër veçori e këtij peligrinazhi. Në fakt gjatë ditëve të festës në malin e Tomorit, theren më shumë se 7 mij krerë bagëti, një numër shumë i madh krahasuar me ditët e peligrinazhit.

Ky intensitet therjesh ishte bërë shkak edhe për krijimin e një situate aspak të këndshme me therjen e bagëtive dhe po kështu edhe me ambjentin përgjatë malit të Tomorit ku groposeshin të gjitha nënproduktet shtazore që krijoheshin pikërisht nga therja e pakontrolluar. Kjo situatë mori vemendjen e aktorëve të ndryshëm lokalë në Berat dhe të biznesit. Sëbashku operuan në gjetjen e zgjidhjeve optimale dhe ndryshimin e situatës në këtë vend të shenjtë. Patjetër që gjithçka edhe në funksion të përmirsimit të situatës mjedisore në malin e Tomorit dhe mbajtjen e ujërave nëntokësorë të pastër.

Nga kjo ndërhyrje e kryer tashmë vendin ku kryhet rituali i përvitshëm, ambjentit dhe natyrës i janë reduktuar më shumë se 20 ton nënprodukte shtazore, të cilat nuk u groposen më në shpat të malit, por dërgohen për tu përpunuar në kompaninë AZ Group në Lezhë. Fakti që në këtë qytet gjendet një teknologji e cila i jep zgjidhje një problem madhor si ai i identifikuar prej vitesh në peligrinazhin në malin e Tomorit ishte motivim për të arritur në ndërtimin e një thertoreje ku prerja e bagëtive kryhet në kushte optimale, ku nuk ka më pamje makabre dhe ku çdo ditë janë larguar të gjitha nënproduktet shtazore të papërdorura drejt fabrikës në Lezhë.

Në ditët kulminante të fluksit të pelegrinëve situata është menaxhuar në mënyrën më të mirë e kjo bëri që këtë vit gjithçka të ishte akoma me festive dhe duke larguar nga pamjet therjen e bagëtive kudo nëpër rrugë dhe hedhjen e të brendshmëve të tyre në anë të rrugës e në rastin më të mirë të groposura. AZ Group mori përsipër një angazhim të madh për ti dhënë zgjidhje një shqetësimi mjedisor e për të ndikuar në ambjent me reduktimin e groposjeve të këtyre nënprodukteve shtazore.

Mjete dhe punëtorë u angazhuan për të krijuar një imazh tjetër viziv për këtë peligrinazh në malin e Tomorit. Thertorja në Berat mori përsipër të investojë në ndërtimin e thertores për të krijuar kushte optimale për therjen e kurbanëve dhe gjithçka pati mbështetjen edhe të Kryegjyshatës Botërore e në veçanti të Baba Mondit si dhe të pushtetit vendor. Ky vit ishte vetëm nisja e një transformimi për malin e Tomorit sa i takon eleminimit të ndotjeve, angazhim qw do tw vazhdojw duke u pwrmirsuar edhe mw tej, ndërsa AZ Group është angazhuar që të jetë e pranishme në çdo situatë për ti dhënë zgjidhje e për të ndikuar në mjedisin shqiptarë.