Shkoi me pushime në Vlorë, humb jetën 44 vjeçari nga Ukraina.

289

Një 44 vjeçar nga Ukraina, i cili kishte ardhur me pushime në Vlorë, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Mësohet se shtetasi OA ishte akomoduar me pushime në një hotel në lagjen Ujë i Ftohtë Vlorë ku ka shfaqur komplikacione shëndetësore.

Më pas është transportuar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.