Duhet ndërhyrja e ushtrisë në mënyrë të menjëherëshme!

Ndryshimi i vitit të mbrapshtë 1997 me vitin 2022 është se atëherë ishin të gjithë të armatosur, ndërsa tani janë vetëm “ushtritë” e grupeve kriminale. Policia, e ka të pa mundur që të mbajë nën kontroll Qarkun e Lezhës. Pjesa më e madhe e tyre kërcënohen me vëndin e punës pothuajse çdo ditë, sa herë që instiktivisht tentojnë të bëjnë detyrën.

Tashmë, askush nuk ka më frikë se po përgjohet, se mbjell kanabis, se fallsifikon firmën apo dokumentat e pronësisë.
Si të mos mjaftonte rritja e kostos së jetësës, nepotizmi, shthurja e administratave, ikja masive e 20-25 vjeçarëve , i shtohet edhe gjëndja kriminale në vënd.


Për ne që kemi zgjedhur të jetojmë në #lezhe, #Kurbin apo #rreshen situata po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë.

Shkuan gazetari Elidon NDREKA

“Bomba” e Presidentit malazez: Rama dhe Vuçiç duan të zhdukin Kosovën

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, bëri një parashikim të frikshëm mbi mënyrën se si ai mendon se do të përfundojë iniciativa e Ballkanit të Hapur, të cilën kryeministri malazez Dritan Abazoviç e ka përkrahur.

Sipas Gjukanoviç, qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” (që janë Edi Rama, Vuçiç dhe Zaev) është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

Gjukanoviç tha se kryeministri Dritan Abazoviç “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviç ka thënë për portalin “Vojvodina Autonomija” se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE, shkruan KosovaPress.

Gjukanoviç e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë kontrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. 

Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviç.

Territorialja, Mirdita dhe padrejtësia që lindi me instalimin e diktaturës

Mirdita, një prej trevave me histori të spikatur në trojet shqiptare prej vitit 1945 përballet me pasojat e padrejtësisë së një reforme administrative që kishte si synim final zhbërjen e kësaj treve.
Përpos masakrave masive mbi popullsinë civile me pretekstin e luftës ndaj diversantëve dhe reaksionarëve që vijuan deri në vitin 1952, regjimi diktatorial ndërmori edhe aktin ekstrem të ndarjes së territorit të kësaj treve, ku krahina të saj, iu bashkangjitën Matit, Pukës, Shkodrës, Lezhës e Kukësit.

Mbi 45% e territorit të Mirditës etnografike edhe sot vijon të jetë nën juridiksionin e rretheve fqinje teksa 32 vite pas rënies së regjimit komunist asnjë reformë territorialë në këto tre dekada nuk e zhbëri këtë padrejtësi.

Asnjë trevë tjetër në Shqipëri nuk u përball me një masë ndëshkimore të tillë, çka tregon se objektivi final ishte nënshtrimi i kësaj krahinë me çdo çmim dhe mjet.

Në vitin 2014 përpara së të miratohej reforma territoriale se bashku me gazetare dhe historianë e ngritën zërin për këtë çështje, por asnjë deputet i opozitës asaj kohë nuk e gjeti mundësinë të përfaqësonte zërin tonë në parlament dhe reforma u miratua sipas orekseve elektorale të mazhorancës.

Sot po diskutohet për një rishikim të reformës territoriale, e për fat të keq ndonëse 65% e banorëve të qarkut të Lezhës janë mirditor, në radhët e opozitës nuk ka asnjë deputet mirditor, që t’u kujtojë ligjvënësve se kjo padrejtësi duhet rregulluar.

Besoj se deputetet e Qarkut Lezhë që janë në radhët e Partisë Socialiste do ngrenë zërin, qoftë edhe në nderim të parëve të tyre.

Do ishte ne nderin e këtij vendi, që kudo në kufijtë shtetëror rrethohet me tokë shqiptare, që brenda këtyre 28 mijë kilometrave katrorë të Shtetit Shqiptar, krahina e desidencës shqiptare, injektore e lëvizjeve për pavarësi dhe njëherësh Toka e Katedraleve të rikthehet në identitet.

Nga gazetari Elkier BUSHKOLAJ

Zbulohet fabrika e drogës në Ohër, arrestohet dhëndri i një politikani shqiptar

Zbulohet fabrika e drogës në Ohër, arrestohet dhëndri i një politikani shqiptar

Në orët e hershme të mengjesit policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit.

Me këtë rast janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.
Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filialë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cileve edhe dhëndërri i kryetarit të Pogradecit, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.

Moti Sot, e enjte 14 Korrik 2022

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në jug e juglindje të vendit. Lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim -Verilindje me shpejtësi 2-10 m/s.

Deti parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Policia e Shtetit: Nëse nuk i vendosni fëmijët në këtë mënyrë në sedilje do t’ju pezullohet patenta

Policia e shtetit ka dalë me një apel për prindërit për mënyrën si duhen ulur fëmijët në automjet.

Ajo bën apel që në rast se nuk zbatohen rregullat shoferët mund të përballen me gjoba ose heqje të patentës deri në një vit.

Njoftimi i policise

Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi!

Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!

Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.

#Rrespektorregullateqarkullimitrrugor

https://fb.watch/eeeDHbYTSb/

Horoskopi Sot, e mërkurë 13 Korrik 2022

Dashi

Ndjenjat në çift janë të forta, por përsëri nuk është e mjaftueshme. Nëse partneri përpiqet t’ju fusë në “kurth” duke folur ju për të ardhmen, ju bëni menjëherë një hap prapa. Do të keni kontakte të shpejta dhe fitimprurëse. Nëse i keni mbyllur punë e javës, vazhdoni përpara me veprimtari të tjera.

Demi

Hëna e zellshme do të jetë në anën tuaj, ndërsa Venusi ju rekomandon blerjen e sendeve të shtrenjta, duke ju bindur se prestigji dhe suksesi ecin krah për krah. Në punë do të jeni energjikë.

Binjakët

Nëse jeni të dashuruar, do të shkoni pak përtej arsyes. Do të bëni sjellje të çuditshme, do të bëni deklarata dramatike, do të argoni ëmbëlsi të pakufishme për personin që ju tërheq. Nesër do të jeni në humor të mirë dhe do të keni fat në veprimtaritë që ndërmerrni.

Gaforrja

Hëna do të jetë e heshtur dhe Venusi do të jetë tekanjoz, nesër dashuria nuk ecën. Ndërkaq ju ngushëllon dyshja Diell-Pluton, garantuese të një atmosferë miqësore dhe të shndritshme. Financat duhet t’i keni në vëmendje dhe ju takon juve të bëni vlerësimin e duhur për të mos shpenzuar shumë.

Luani

Venusin do ta keni kundra, por nuk ju sjell ndërlikime. Ndërkohë, e mbështetur nga aspekti pozitiv i Hënës, nxjerr në pah interesin reciprok. Do të jeni të lumtura dhe të kënaqur, aq sa të ndryshoni qëndrim duke iu hapur dhe dëgjuar nevojat dhe dëshirat e partnerit.

Virgjëresha

Keni një familje të dashur dhe fëmijët të mirë, por ju mungon diçka dhe madje shumë, një person nga e kaluara, që ende nuk arrini ta harroni. Është e nevojshme të ndryshoni menjëherë dietën. Efektet e para do të jenë të dukshme në lëkurë, e cila do të jetë më e shkëlqyer dhe e butë.

Peshorja

Në çift do të jeni të lumtur dhe të kënaqur, si në përralla. Rregulli juaj është të ballafaqoheni për çdo gjë, por pa e ngritur zërin, me dashamirësi dhe diplomaci. Do të vendosni të ndërmerrni një udhëtim në minutën e fundit, për të festuar një përvjetor dashurie ashtu siç duhet.

Akrepi

Do të keni momente magjike në punë, ku çdo gjë ecën në përsosmëri, të frymëzuar nga një fllad gjeniu krijues dhe të mbështetur nga shija e juaj estetike. Është dita ideale për ata që merren me modën, bukurinë dhe mirëqenien, por edhe për ata që punojnë për marrëdhëniet me publikun.

Shigjetari

Venusi dhe Hëna janë të gatshëm që t’ju inkurajojmë dhe t’ju japin një dozë vetëbesimi! Do të keni marrëdhënie të qetë me ambientin që ju rrethon. Pas një sqarimi, jeta në çift do të bëhet më e ëmbël. Partneri do të jetë më pak i ngurtë dhe do të këtë më shumë mirëkuptim.

Bricjapi

Revolucionarë të zemrës, synoni harmoninë që zbut mosmarrëveshjet, duke filluar nga jeta në çift, ku komunikimi bëhet jetik. Dëshirat shumëfishohen nga Venusi, kështu që në modë dhe produkte kozmetike do të bëni shpenzime të mëdha.

Ujori

Do të keni krijimtari të shkëlqyeshme në punë. Origjinaliteti i bashkëngjitet çdo nisme. Nën drejtimin tuaj, edhe gjëja më e parëndësishme ka personalitet. Me kolegët formoni një ekip të ngushtë, që beson te bashkëpunimi dhe që përballet me sfidat.

Peshqit

Të pakënaqur nga Hëna, si edhe me Venusin e burgosur në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë, për nesër nuk bëhet fjalë për aventura dashurie! Si kompensim, mbështetja e Diellit dhe Plutonit hap rrugën për një miqësi të veçantë, intensive dhe intime.

Moti Sot, e mërkurë 13 Korrik 2022

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell.

Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash.

Gjatë ditës së hënë dhe të martë do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrijnë deri në 15-20 m-s.

Kini kujdes! Mushkonjat përzgjedhin kë pickojnë dhe ja cilat janë ‘kriteret’ e tyre

A e keni vënë re që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca? Nuk është imagjinatë, përkundrazi, është e konfirmuar nga specialsitët.

Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.

Nëse ju bëni pjesë në grupin e njerëzve të parezistueshëm për mushkonjat, atëherë lexoni disa ndër arsyet shumë të thjeshta.

Jeni të djersitur

Nëse jeni kthyer në një tabelë qitjeje për mushkonjat, atëherë më mirë ushtroni aktivitet fizik në ambiente të mbyllura.

Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse djersisni shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor.

Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.

Keni gjak të grupit 0

Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut.

Një studim i Journal of Medical Entomology zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0.

Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.

Keni pirë birrë

Nëse pini birrë, përgatituni të pickoheni fort. Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat.

Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pinë alkool.

Keni genet e duhura

Studimet me subjekt binjakët sugjeruan se mekanizmat genetikë ndikojnë nëse ia hidhni paq mushkonjave, ose bini në grackën e tyre.

Shkencëtarët konfirmuan se disa njerëz arrijnë të çlirojnë substanca natyrale kundër mushkonjave ndërsa disa njerëz janë gjenetikisht të predispozuar të jenë të pambrojtur nga mushkonjat.

Jeni shtatzënë

Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dioksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Po çfarë lidhje ka kjo me shtatzaninë tuaj?

Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzanisë përthithin 21% më shumë dioksid karboni se femrat jo shtatzënë.

Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë.

Por dioksidi i karbonit mund të mos jetë e vetmja arsye se përse femrat shtatzënë çlirojnë aroma më të forta dhe ndjellëse për insektet.

Si t’i mbani mushkonjat larg

Nëse mushkonjat janë të magjepsura prej jush, atëherë ndiqni këshillat e AgroWeb.org.

Mënyra më e thjeshtë, ndonëse pak e parehatshme gjatë ditëve të nxehta është që të vendosni një mburojë në lëkurën tuaj.

Mund të vishini këmisha me mëngë të gjata, dhe pantallona. Një mbrojtje më e mirë është të përdorni locione spërkatëse kundër insekteve edhe mbi rrobat tuaja.

Nga çfarë shkaktohen dhimbjet e stomakut? Eksperti zbulon arsyet dhe kurat popullore që iu vijnë në ndihmë në këto raste

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar sot për emisionin ‘ABC e Mëngjesit’ disa nga shkaqet e dhimbjeve të stomakut.

Sipas profesorit, mënyra më e mirë për ta kuruar këtë dhimbje është duke pasur kujdes me ushqimet. Ai ka rekomanduar disa kura bimore që mund t’i vijnë në ndihmë të gjithë atyre që vuajnë nga dhimbjet në stomak.

“Është shumë e dëmshme ngrënia dhe përcjellja në stomak e gjërave shumë të nxehta dhe shumë të ftohta. Ne na ka qëlluar, mbaj mend nga fëmijëria që e hamë akulloren shumë shpejt, ne nuk na mpihen dhëmbët, po na djeg gjithë fyti, gjithë stomaku. E njëjta gjë na ndodh edhe me çajin apo supërat, që përpiqemi ta kalojmë shumë shpejt nga goja dhe bëjmë dëm më të madh. Mirë është që të kujdesemi, mos t’i konsumojmë asnjërën me temperatura ekstreme dhe për më tepër për të mos i përcjell menjëherë në stomak. Ne këto mund të na shfaqen edhe sepse mund të jemi të pakujdesshëm dhe çfarë duhet të bëjmë.

Ne duhet të përpiqemi të ndajmë racionet tona ushqimore jo vetëm në tre, por në 4 deri në 6, kur jemi me këtë sëmundje. Duhet të kemi kujdes të mos hamë ushqime me acidet të lartë. Përveç se duhet të marrim këto masa, ne pastaj duhet të bëjmë një lloj vlerësimi, kurimi në stomak. Një kurë është ajo me mjaltë, që duhet marrë që esëll në mëngjes. Këtë mund ta përzieni në ujë, çaj dhe qumësht. Por kujdes ata që vuajnë nga laktoza nuk duhet ta konsumojnë qumështin. Ka edhe njerëz dhe sidomos moshat e treta që rekomandohet ta përziejnë në një teke raki. Kjo ndikon si në stabilizim të stomakut dhe po ashtu në tretjen e mirë të ushqimeve”, u shpreh ndër të tjera Gjeta.