Zbulohet fabrika e drogës në Ohër, arrestohet dhëndri i një politikani shqiptar

51

Zbulohet fabrika e drogës në Ohër, arrestohet dhëndri i një politikani shqiptar

Në orët e hershme të mengjesit policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit.

Me këtë rast janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.
Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filialë e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cileve edhe dhëndërri i kryetarit të Pogradecit, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.