E rëndë/ Goditet me levë Kancelari i Gjykatës (EMRI)

Kancelari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, Ledio Sulkuqi mbrëmjen e sotme është goditur me mjete të forta në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se kancelari është goditur me levë në trup nga persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët në lagjen Kala ku edhe jeton Kancelari Sulkuqi.

Zv.kryeministrja e Ukrainës me deklaratë të jashtëzakonshme, zbardh marrëveshjen që kanë arritur me Rusinë

Rusia dhe Ukraina kryen një shkëmbim të tretë të të burgosurve të shtunën, njoftoi zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk në Telegram.

“Dymbëdhjetë nga personeli ynë i shërbimit po kthehen në shtëpi, duke përfshirë një oficere femër. Ne kemi siguruar gjithashtu lirimin e 14 civilëve, duke përfshirë nëntë gra. Gjithsej 26 njerëz tanët”, ka shkruar ajo.

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut Tatyana Moskalkova konfirmoi shkëmbimin të dielën, duke shkruar në Telegram: “Midis tyre janë katër punonjës të Rosatom dhe ushtarakët tanë trima. Sot në mëngjes ata zbarkuan në tokën ruse. Familja dhe miqtë do t’i shohin së shpejti!”

Mes të burgosurve ukrainas ishte Hanna Havrylina, kryetarja e fshatit Hremiach në rajonin verior të Chernihiv, sipas Vereshchuk, e cila postoi një foto të saj me Havrylina në Telegram të dielën.

“Ajo është kthyer në shtëpi si rezultat i shkëmbimit të të burgosurve të djeshëm,” tha Vereshchuk. “Një grua e guximshme. Një udhëheqëse e vërtetë e komunitetit të saj. Dje pata nderin të takoj personalisht zonjën Havrylina.”

Do përfshihet në politikë? Flor Binaj tregon ‘kurthin’ që i ngriti qeveria protestës para Kryeministrisë dhe planet e tij: Unë do jem i pari që do votoj për një parti…

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj komentoi sot pjesëmarrjen e tij në protestën e organizuar para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

“Protesta u zbeh se ishte një protestë e shëndetshme, duke qenë se të gjithë ishin për një padrejtësi që po i bëhej këtij vendi. U bë aq e madhe protesta, sa u bë një pasqyrë që qeveria shikonte me të vërtetë fytyrën e saj, gabimet e saj dhe shëmtinë e saj. Kështu dëshira e qeverisë ishte ta zvogëlonte protestën dhe u përdorën mënyra nga më të ndryshme.

U përhapën llafe që jemi të Soros-it, iku një pjesë e protestuesve, jemi të Iluminat-it iku dhe një pjesë e protestuesve, na paguan Rusia iku dhe një pjesë tjetër. Madje lajmi që paguhemi nga Rusia që tha kryeministri ishte në çdo televizion dhe ishte me të vërtetë për të ardhur keq. Futi patronazhistët në sulm, dhe dy ditët e fundit hynë dhe nja dy gra në protestë që po i kapnin njerëzit dhe po i nxirrnin. Këto mënyra se si reagoi qeveria ndaj protestës tregojnë sa gabim ishte ajo”, komentoi Binaj.

Për moderatoren Çenkuela Hasa aktori zbuloi nëse pjesëmarrja në protestë apo largimi nga ‘Portokallia’ kishte lidhje me një angazhim të mundshëm në politikë.

“Janë 32 vjet që janë 4 figura në politikë, unë do jem i pari që do votoj një parti të re që do ketë të rinj dhe të reja, por jo të ketë krijesat që kanë krijuar këta. Një pjesë i çonte i bënte lavazh special truri në Jalë, një pjesë tjetër bënte këto forumet, pra jo krijesat e tyre”- u shpreh aktori Florjan Binaj duke përjashtuar përfshirjen në partitë aktuale në Shqipëri.

Tërmeti i fortë godet Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Lëkundjet e tërmetit janë rikthyer sërish në vendin tonë. Veriu i Shqipërisë është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi lëkundje të forta janë ndier në Has, Bajram Curr, Kukës dhe të gjithë zonën përreth.

Sipas “EMSC”, epiqendra e tërmeti ishte në Llugaj të Tropojës me magnitudë 4.2 Rihter dhe thellësi 2 km.

Lëkundjet janë ndierë rreth orës 02:58 të mëngjesit të sotëm ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, sidomos në disa zona të Rajonit të Dukagjinit.

Horoskopi Sot, e shtunë 9 prill 2022

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të shqetësohen shumë për çështjet profesionale, pasi gjërat do të ecin vetë mirë. Sa i përket jetës personale, ka gjasa të përballeni me një problem të vogël, pasi një prej familjarëve mund të shprehë hatërmbetje ndaj jush.

Demi

Demët mund të zhgënjehen në dashuri. Personi që ju mendonit se mund të kalonit jetën, do të dalë jashtë parashikimeve. Demët e martuar mund të dyshojnë në sjelljen e partnerit/partneres. Mos dilni në përfundim pa pasur prova.

Binjakët

Disa Binjakë do të shqetësohen për shkak të paraqitjes së jashtme. Ndoshta nuk do të ndiheni mirë prej peshës, akneve ose disa njollave në fytyrë. Megjithatë kini besim tek sharmi juaj natyral. Mund të dilni fitues në disa negociata të vështira me një investitor potencial.

Gaforrja

Gaforret mund të shfaqin interes për disa projekte të pazakonta, të cilat mund të sjellin përfitime të mëdha. Që të keni sukses, rekomandohet të bëni kujdes të veçantë ndaj çdo hapi që do të hidhni. Gjysma juaj e zemrës do t’ju falë kënaqësi në çdo moment.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të kenë besim vetëm tek sharmi i tyre nesër, pasi nuk do të arrini të realizoni synimet tuaja. Bëni kujdes në punë, pasi
profesionalizmi juaj do të jetë nën vëzhgim. Në mbrëmje rekomandohet të qëndroni në qetësi duke lexuar një libër ose duke menduar.

Virgjëresha

Gjatë kësaj të enjte mos hezitoni të ndërmerrni vendime në aspektin profesional. Rriheni hekurin sa është i nxehtë. Nëse qëllimi juaj kryesor është të fitoni zemrën e dikujt, shprehni lirshëm ndjenjat. Partneriteti është i papranueshëm në çështje financiare dhe profesionale.

Peshorja

Peshoret nuk do të jenë mjaft mirë të orientuar rreth asaj çfarë po ndodh. Ka gjasa që dikush mund të përpiqet t’ju çorientojë. Tregohuni shumë të kujdesshëm si ndaj bisedave ashtu edhe gjatë korrespondencës me dikë. Mos harroni që edhe ato që shkruhen nëpër letra mund të modifikohen nga persona jo dashamirës ndaj jush.

Akrepi

Disa Akrepë realisht mund të admirohen. Ndoshta bukuria juaj mund të impresionojë dikë. Do të fitoni vëmendjen e dikujt nga e kaluara. Edhe në aspektin profesional gjithçka do të shkojë ashtu sikurse e dëshironi. E vetmja gjë që mund t’ju shqetësojë, do të jetë shëndeti juaj.

Shigjetari

Duke qenë më optimist dhe duke u treguar më të sjellshëm mund të arrini një qëllim të caktuar. Megjithatë, mos shpërfillni plotësisht gjithçka që ndodh në fatin tuaj personal ose në karrierë. Fillimisht duhet t’i kushtoni vëmendje problemeve tuaja, më pas mund të ndihmoni dikë.

Bricjapi

Disa Bricjapë do të mbërthehen nga një optimizëm i tepërt. Mund të shpresoni për më të mirën në marrëdhëniet profesionale ose në fatin personal. Por ka gjasa që të jenë thjesht iluzione. Është e rëndësishme të qëndroni me këmbë në tokë.

Ujori

Ujorët nuk duhet të rrezikojnë këtë të shtunë. Veçanërisht, kjo vlen për ata që kanë të ardhura financiare të qëndrueshme dhe një marrëdhënie harmonike. Mbrojini këto nga çdo stuhi apo turbulencë.

Peshqit

Do të zbuloni detaje të reja në profesionin tuaj, të cilat do të jenë të rëndësishme për ju. Mund të bëni miq të rinj nga një rreth i fuqishëm ose mund të gjeni mbështetje financiare për kreativitetin personal. Sa i përket aspektit personal, nuk parashikohen probleme.

Moti Sot, e shtunë 9 prill 2022

Moti parashikohet i kthjellët dhe do të mbizotërojë i tillë në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1 deri 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare hera herës deri në 15 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 dhe 2 ballë.

Flet deputeti që e ndërroi mbiemrin: E hoqa prefiksin turk, në marrëveshje me familjen

Deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta, së fundi ka ndërruar mbiemrin e tij nga Karameta në Meta. 

Ndonëse në fushatën zgjedhore garoi me mbiemrin fillestar, ai dje në seancën e Kuvendit u shfaq me mbiemrin e ndërruar, duke ngjallë kureshtjen e publikut.

Ai për Gazetën Nacionale tha se këtë ndryshim e bëri me qëllim që të heqë parashtesën që ka origjinë turke, që në shqip do të thotë “e zezë”, për ta lënë një mbiemër shqip. 

“Ka qenë, vendim familjar, për t’u kthyer në origjinën e familjes. Gjyshi im, me kontribut të theksuar kombëtar ka pasur mbiemrin META. Unë jam protagonist i emrave dhe mbiemrave që tingëllojnë shqip dhe ja që pas një diskutimi të gjatë familjar edhe vendosëm të heqim “prefiksin” që ka domethënie nga gjuha turke! Është kaq e thjeshtë”, ka thënë tashmë deputeti Meta.

Tronditet vendi në orët e vona të natës/ Zbardhet skema, ja si ndodhi ekzekutimi i 35-vjeçarit në rrugën dytësore Tiranë- Durrës. Viktima ishte…

Një person rreth 35 vjeç ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme (e dielë) në rrugën dytësore të autostradës Tiranë- Durrës.

Behet me dije se ndaj automjetit të viktimës është qëlluar nga një automjet tjetër i cili ishte në lëvizje. 

Në të njëjtën kohë mësohet se viktima ishte duke udhëtuar vetëm në makinën tip fouristradë.

Fillimisht policia dyshoi se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë. Por teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.