Jep dorëheqjen Lulzim Basha, zbulon arsyen që e shtyu drejt këtij vendimi: Nuk është një tërheqje për rehati personale, por…

Lulzim Basha tha se dorëheqja e tij do i hap rrugë ripërtëritjes së PD për t’u bërë më e fortë dhe një analize të brendshme dhe më pas do të organizohet një proces zgjedhor të lirë dhe transparent nga baze deri te lidershipi.

Fjala e plotë e Bashës

Thellimi i krizës që përjetojmë prej vitesh ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies. 25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh te pambajtura, korrupsion dhe tallje me dhimbjet dhe hallet e njerëzve. Sepse vetem nje qeveri qe vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale per njerezit.

Nje qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill.

Shpresa per tu ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro nje viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Perpjekjeve tona per tu ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme.

Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në cfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha.

Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.

Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët.

Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karriken e kryetarit.

Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë dëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj.

Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standarteve tona si demokratë.

Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet Partia Demokratike dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.

Shqipëria meriton dhe do të ketë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve, në krah të interesit qytetar dhe kombëtar dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per tu përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit, për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë.

Me mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar e qëndrojnë për një PD të vlerave kombëtare, qytetare dhe Euro-Atlantike, dua të siguroj të gjithë demokratët, simpatizantët, mbështetësit, dhe votuesit tanë se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve.

Me vendosmërinë e pathyeshme për të vazhduar betejën me dhe për demokratët, me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Publikohen VIDEOT e rënda/ Tymi mbulon zonën, copat e shpërndara nëpër pyll, dalin pamjet nga rrëzimi i avionit më 133 pasagjerë brenda

Një avion boeing me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në Kinë. Avioni i përket kompanisë China Eastern Airlines.

Avioni që transportonte 133 pasagjerë nga Kunming në Guangzhou pësoi një aksident në rajonin e Guangxi dhe shkaktoi zjarr në male, njoftoi televizioni shtetëror kinez.

https://twitter.com/FrontSource/status/1505818754160029702?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505818754160029702%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Fpublikohen-videot-e-renda-tymi-mbulon-zonen-copat-e-shperndara-neper-pyll-d-i501136

Avioni i përfshirë në aksident ishte Boeing 737 dhe numri i viktimave nuk dihet ender, tha CCTV. Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.

https://pbs.twimg.com/ext_tw_video_thumb/1505818708400537601/pu/img/7j1KdCMPILHE3WkN.jpg

Administrata 4 ditë pushim, zbardhet VENDIMI që do miratojë sot Këshilli i Ministrave (ARSYEJA)

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria pritet të miratojë vendimin që dita e hënë të jetë pushim zyrtar.

Meqenëse dita e martë 22 mars është pushtim zyrtar për shkak të Festës së Sulltan Novruzit, burime nga qeveria thanë se në mbledhje do të vendoset të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit.

Arsyeja për këtë vendim mësohet se ka të bëjë me kursimin e energjisë.

Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, bie në pranga edhe boksieri i njohur shqiptar, zbardhet veprimtaria e tyre kriminale (DETAJE)

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës e përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.about:blank

Mes tyre është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, 40 vjeçe, e cila mbante llogaritë e dyqanit.

I përfshirë është dhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Janë lëshuar 13 urdhër arreste, por deri tani në pranga ka rënë vetëm 9 persona në pranga.

Horoskopi Sot, e mërkurë 16 mars 2022

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje nuk këshillohen të ndërmarrin ndonjë udhëtim të lodhshëm gjatë kësaj dite, pasi mund t’ju shkatërrohet dita e pushimit. Rekomandohet të vizitoni ndonjë mik ose të dilni me kolegët. Bëni kujdes me alkoolin nëse dilni në mbrëmje.

Demi

Demët mund të përfshihen në disa situata argëtuese ose mund të marrin pjesë në ndonjë aventurë. Kjo e mërkurë ka të gjitha shanset për të shkuar mirë. Në mbrëmje do të krijohet një situatë mjaft e këndshme me plot të qeshura.

Binjakët

Binjakët mund të mërziten për shkak të disa ngjarjeve të papritura më 16 Mars. Dilemat mund t’i kaloni duke u treguar fleksibël. Përshtatuni me rrethanat dhe në vend që të bëheni pesimist, përpiquni të gjeni mënyrat për të shijuar ditën.

Gaforrja

Disa Gaforre mund t’i vendosin një qëllim të ri vetes. Në përgjithësi, kjo ditë do të kalojë pa probleme. Do të jetë një ditë e përshtatshme për udhëtime të shkurtra dhe takime me miqtë tuaj të ngushtë.

Luani

Krenaria juaj këtë ditë do të jetë e tepruar. Kjo patjetër që do të lëndojë njerëzit përreth jush nëse e shfaqni gjatë bisedave. Do të ishte mirë të shmangnit ambicien për disa kohë. Shpenzojeni të ditën ashtu sikurse jua kërkon shpirti.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje mund të relaksohen nesër me rrjedhën e jetës. Bëni kujdes me shëndetin. Është e rëndësishme të flini aq sa jua kërkon trupi. Kushtojini vëmendjen e duhur partneres/partnerin për të kaluar një mbrëmje sa më të këndshme.

Peshorja

Disa ngjarje gjatë kësaj dite mund t’ju irritojnë. Ka gjasa të krahasoni veten me dikë më të suksesshëm. Megjithatë kjo nuk është një arsye për t’u mërzitur. Shpenzojeni këtë të hëne nën shoqëri të mirë dhe mendoni rreth mënyrave për të shënuar fitore.

Akrepi

Për Peshoret parashikohet një ditë e mirë. Rrezikoni të humbisni disa gjëra të rëndësishme teksa ndihmoni të tjerët. Mund të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj. Është dita e duhur për udhëtime të shkurtra.

Shigjetari

Dita juaj nuk do të jetë ashtu sikurse e prisnit për shkak të një shqetësimi. Fëmijët do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Është e rëndësishme t’i përkushtoheni marrëdhënies në çift, mbi të gjitha ata shigjetarë që janë treguar indiferentë kohët e fundit.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite nuk pritet ndonjë surprizë emocionuese. Nëse nuk do të keni dëshirë të përfshiheni në aktivitete argëtuese, rekomandohet të mendoni rreth projektit aktual në zyrë ose ideve rreth një biznesi të mundshëm. Në mbrëmje mund t’ju vizitojë dikush që keni kohë pa e parë.

Ujori

Rekomandohet të mos veproni nëse përfshiheni nga emocionet. Pra se të ndryshoni diçka në çështjet tuaja personale apo profesionale, bëni mirë që t’i merrni parasysh të gjitha pasojat. Përpiquni të shmangni personat që kanë shfaqur xhelozi ndaj jush.

Peshqit

Peshqit do të kalojnë një ditë pa probleme. Flisni hapur me familjarët, pasi kjo do t’ju ndihmojë për gjendjen tuaj psikologjike. Do të ishte mirë ta pranonit një ftesë që mund t’ju vijë në mbrëmje dhe përpiquni të shijoni çdo moment.

Moti Sot, e mërkurë 16 mars 2022

Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por me reshje të pakta dhe afatshkurtra shiu në ultësirën perëndimore, ndërsa dëbora e pakët bëhet prezente në terrenet malore mbi 500 m lartësi.

Pasditja largon reshjet drejt zonave lindore duke shtuar kthjellimet në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë gjatë mëngjesit kur minimalja në rang vendi zbret në -3 gradë, ndërsa mesdita sjell një rritje të lehtë të vlerave termike duke shënuar maksimalisht 13 gradë celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare deri e fortë në brigje dhe hapësirat detare nga drejtimi verior, ndërsa dallgëzimi do të ulet në 3-4 ballë.

Armando Duka rizgjedhet president i FSHF, fiton mandatin e gjashtë

Ditën e sotme është mbajtur Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, teksaArmand Duka është rizgjedhur president i FSHF për herë të gjashtë ndërsa mposhti në këtë garë dy kandidatët e tjerë, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Nga votimi i delegatëve, Duka u rizgjodh me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme teksa nga 43 votues, fitoi 37 vota, kundër vetëm katër që mori Starova ndërsa nuk pati asnjë votë pro Shakohoxhës, ndërsa dy vota rezultuan të ishin të pavlefshme për gabime teknike.

Fjala e Dukës pas u rizgjodh president: 

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lë pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për t’u përqendruar te futbolli. Së bashku me aktorët dhe faktorët e futbollit do të mbledhim energjitë për futbollin, mirëorganizimin dhe mirëqeverisjen. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.

Horoskopi Sot, e martë 15 mars 2022

Dashi

Për të lindurit e kësaj shenje, dita do të përbëhet nga udhëtime të shkurtra, takime miqësore dhe flirtime. Është dita e duhur për të gjithë ata që janë në kërkim të dashurisë. Rekomandohet ta kaloni ditën me të afërmit dhe bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Demi

Ka gjasa të përballeni me incidente të papritura. Situata të tilla mund t’ju shkaktojnë stres. Në mbrëmje mund të zbuloni një sekret në familje dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm. Jepini mbështetjen e duhur partnerit/partneres suaj.

Binjakët

Shumë Binjakë do të kalojnë një ditë mjaft të këndshme. Në punë nuk do të hasni probleme. Mos u kushtoni vëmendje kolegëve të pakujdesshëm, ose provokimeve të partnerit tuaj. Një ngjarje spontane do t’ju emocionojë pafund dhe do t’ju bëjë të mendoni pozitivisht.

Gaforrja

Mos u përpiqni të gjeni fajtorin pas një problemi që mund të krijohet në punë. Bëni mirë të mbani veten nën kontroll dhe të mendoni me qetësi rreth një zgjidhjeje. Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të jetë shqetësuar për shkak të indiferencës suaj.

Luani

Do të jeni mjaft energjikë gjatë kësaj dite. Do të dëshironi të kapni majat në karrierën tuaj. Njëkohësisht do të dëshironi t’i pushtoni zemrën partnerit/partneres suaj dhe të sulmoni konkurrentët. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën shoqërinë e miqve tuaj.

Virgjëresha

Për Virgjëreshat, kjo ditë ka shumë të ngjarë të shkojë sipas rutinës së dikujt tjetër. Ka gjasa të përfshiheni në një detyrë në terren ose në një projekt që kërkon me doemos bashkëpunimin e një kolegut tuaj. Mund të përballeni me disa situata të vogla të pakëndshme.

Peshorja

Mos u mbështetni te një person i caktuar këtë ditë, pasi mund t’ju zhgënjejë në momentin më të papërshtatshëm. Gjithashtu, mund të bëjë një sjellje joprofesionale, çfarë mund ta përkeqësojë edhe më tej situatën. Nuk është dita e duhur për njohje të reja.

Akrepi

Detyra kryesore e Akrepave nesër është gjetja e një stili të ri. Është e rëndësishme që të përcaktoni qëllimin tuaj kryesor në jetë. Eksperimentoni, por mos e teproni, pasi mund t’ju kthehet në një përvojë të sikletshme.

Shigjetari

Do të përjetoni disa momente pozitive gjatë ditës së nesërme. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Do të tentoni për ngritje në detyrë dhe ekziston mundësia që të tentativa juaj të rezultojë e suksesshme.

Bricjapi

Mund bëni disa blerje të rëndësishme dhe të krijoni njohje të dobishme. Bëni kujdes me sjelljen ndaj kujtdo që mund të takoni. Tregohuni të guximshëm dhe provoni gjëra të reja. Ata që dyshojnë tek partneri/partnerja mund ta vënë dashurinë në provë.

Ujori

15 marsi mund të jetë mjaft produktiv. Është e nevojshme që të tregoni takt në bisedat me të afërmit dhe kolegët tuaj. Një prej tyre mund të jetë mbështetja juaj më e madhe për të arritur planin tuaj.

Peshqit

Peshqit mund të mërziten nga monotonia e ditës së nesërme. Do të jetë një ditë rutinë në punë, por në jetën personale do të përballeni me shqetësime. Mos u bëni pesimist, por përpiquni të mbusheni me energji për të kaluar gjithçka.

Moti Sot, e martë 15 mars 2022

Dita e martë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të mëngjesit.

Në verilindje-lindje në lartësitë mbi 500-600 metra, në jug-juglindje në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje bore me intensitet deri mesatar.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrtati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila përgjatë vijës bregetare dhe zonave luginore hera-herës fiton shpejtësi deri në 20m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 8 deri në 10 °C, në vendet e ulëta 4 deri në 11 °C dhe në vendet malore 1 deri në 7 °C.

Për policinë që po përballet me “protestën”

Nga Lutfi Dervishi

Në 30 vjet pluralizëm, manifestimi i ditëve të fundit në Tiranë është nga më paqësorët, nga më civilët, e megjithatë numri i të ndaluarve është më i madh se në protesta të tjera. Për manifestuesit e ndaluar nga nuk ka pasur më vend në komisariatet e kryeqytetit dhe kanë përfunduar në Elbasan!

Pjesëmarrësit në manifestim nuk janë paguar për të dalë përballë kryeministrisë siç paguheshin dikur protestuesit, nuk janë sjellë me autobusë nga rrethet, siç silleshin dikur, nuk janë detyruar nga shefat në vendin e punës të dalin në protestë, nuk janë furnizuar me hunj siç furnizoheshin për të goditur policinë, nuk janë furnizuar me “molotov” për t’u përdorur ndaj policisë.

Nëse politika është verbuar dhe nuk i sheh, policia duhet ta ketë informacionin në kohë reale se ata që kanë dalë në shesh nuk janë protestuesit e partive, nuk vijnë nga periferitë e Tiranës apo të vendit, janë njerëz që duan të përcjellin paqësisht një mesazh.

Atëherë pse kaq këto ndalime nga policia për një …manifestim?!

Po përdor fjalën manifestim se të thuash protestë është një kompliment i pamerituar. Policia e ka kujtesën e freskët se çfarë do të thotë të përballesh me protestat me frymëzim politik.

Dhe prapë pyetja është: si qëllon që të ndalohen, dhunohen vajza gazetare dhe juriste në një manifestim që më shumë i ngjan një ekskursioni për ditën e verës?

I vetmi arsyetim që po gjen gjykata është se disa të rinj kanë bllokuar rrugët (për disa minuta). Kur deputetët e PS në 2011-ën, në mënyrë të organizuar bllokonin akset kombëtare në gjithë Shqipërinë, për më se dy orë, si revoltë ndaj vendimit të KQZ për betejën se kush do e drejtonte Bashkinë e Tiranë, policia e ‘asaj kohe” e trajtoi çështjen si “kundërvajtje civile” dhe nuk e trajtoi si çështje penale. Askush nuk i preku protestuesit që përveç bllokimit të rrugëve dogjën edhe goma për të krijuar skenat që “këtu po digjet vendi”.

Mbi 90% e manifestuesve para kryeministrisë, as i shohin dhe as i dëgjojnë oratorët. Janë në shesh për të përçuar një mesazh: nuk shtyhet më dhe duhet të lëvizë qeveria. Më në fund kryeministri po lëviz dhe ka hequr nga fjalori shpjegimet magjike që “çmimet i cakton tregu”, “ka edhe më keq”, “po bëjmë të pamundurën” etj. etj.( Kryeministri ka shpallur paketën e rezistencës, po kjo paketë i ngjan rezistencës me një fije që digjet menjëherë sapo vendos spinën! Në “luftë” ka spekulantë, dhe çmimet e artikujve bazë më shumë se inflacioni dhe lufta i ka ngritur paniku dhe spekulimi. Ditën që kryeministri të kuptojë këtë policia nuk do të ketë më punë (se manifestuesit do të kthehen në shtëpi). 

Deri sa të vijë kjo ditë policia do të jetë në krye të detyrës në Tiranë dhe kudo ku manifestohet. Është fakt se nuk kemi parë dhunë nga njerëzit. Për fat të keq për ndalimin e manifestuesve sikur të mos mjaftonin qindra policë me uniformë janë thirrur në ndihmë edhe “policët civilë”. Është pozitive që ditën e fundit që “kapuçonët” nuk u panë më të kryenin veprime të kundërligjshme, por pyetja është: pse policia ndalon “protestuesit” paqësorë? Pse duhet të qëndrojnë 3-4 ditë në komisariat deri sa t’i lirojë gjykata?

Manifestimi është prioriteti i policisë?

Cilët janë prioritet e policisë sot? Ajo çfarë është e dukshme duken prioritete të gabuara.

Asistencë operacionale (me gjithë strukturat e veta deri edhe te RENEA) për të prishur shtëpitë.

Represion ndaj çdo proteste. (Çfarë kontrasti kur kujton skenën kur një grup parlamentar u bë gardh para policisë dhe IKMT për pronën e një deputeti)

Kapja e transportuesve të klandestinëve.

Lotaritë dhe bastet sportive.

Shpartallimi i qendrave të masazhit për prostitucion.

Në fakt ajo çfarë lipset dhe çfarë pret publiku janë prioritete të tjera:

Luftë ndaj trafikut të drogës.

Luftë ndaj pastrimit të parave të krimit.

Goditje të krimit të organizuar.

Ndalimet e shumta dhe dhuna sporadike (raste të izoluara, por shqetësuese) e ushtruar nga policia dëshmon që policia sot në vitin 2022 e ka të vështirë të bëjë dallimin mes ekskursionit, manifestimit, protestës, trazirave dhe revoltës. A mos vallë është e nervozuar se nuk i është dhënë mundësia për të përdorur gaz lotsjellës?!

Dhe po t’i thuash policisë dhe drejtuesve të saj se në vendet fqinjë si Italia apo Franca policët dalin vetë dhe organizojnë protesta për të drejtat e tyre, do të të konsiderojnë njeri që duhesh mbyllur në mos në komisariat, në spital!