Shembet kalçeto, futbollistët shpëtojnë për mrekulli

Era e fortë që ka pushtuar Vlorën këtë të enjte dhe kanë shkaktuar disa incidente në qytet rrezikoi  seriozisht edhe lojtarët e klubit të futbolli Orikumi.

Për shkak të erës u shemb baza strukturore e një fushe kalçeto, por fatmirësisht futbollistët arritën të largoheshin me shpejtësi, duke shpëtuar për mrekulli.

Edhe pse nuk raportohet për asnjë person të lënduar, era e fortë ka dëmtuar rëndë fushën sportive që ndodhen në pyllin e Sodës. Skuadra e Orikumit kishte zgjedhur të zhvillonte stërvitje në këtë fushë kalçeto, pikërisht për shkak të situatës së motit.

Gjatë ditës, në Vlorë dy persona u rrëzuan nga lartësia si pasojë e erës së fortë, duke përfunduar në spital. Rasti i parë ka ndodhur në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku shtetasi A. Sh., 55 vjeç, duke bërë disa rregullime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga kati i tretë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Rasti i dytë ka ndodhur në Dhërmi, ku teksa ishte duke punuar në katin e dytë të një godine, shtetasi K. H., 40 vjeç, banues në Korçë, ka rënë nga lartësia.

Ndërsa gjatë paradites, kamerat e sigurisë fiksuan momentin e frikshëm kur një pjesë suvaje e një pallati u shkëput dhe ra nga lartësia, duke rrezikuar qytetarët të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Timo Flloko tenton të bëjë foto me kuajt te kryeministria, por përballet me rojën

Instalacioni me kuajt e vendosur në hyrje të kryeministrisë tërhoqi vëmendjen e aktorit të madh shqiptar Timo Flloko, i cili nuk hezitoi të realizojë edhe një foto pranë tyre.

Megjithatë, në fotot e shkrepura nga LSA, duket se Flloko nuk ia ka arritur qëllimit, teksa ishte në shoqërinë e regjisorit të merituar Albert Minga. Roja i kryeministrisë i ka kërkuar atij të largohet. Por kjo nuk e ka shqetësuar aspak 73-vjeçarin, i cili është laruar me buzëqeshje.

Horoskopi Sot, e martë 29 mars 2022

Dashi

Këtë të martë do të ngarkoheni me detyra të pafundme. Fundjava juaj do të varet nga rezultati i kësaj dite. Përqendrohuni te puna dhe mos shpenzoni kohë me komunikime telefonike të kota apo lundrim në internet. Mund të përballeni me një mosmarrëveshje mes të afërmve apo miqve tuaj. Bëni mirë të qëndroni jashtë kësaj historie.

Demi

Rrezikoni të humbisni mbështetjen e një personi që e konsideroni mik të ngushtë. Tregoni kujdes në marrëdhëniet me ata që keni për zemër. Rekomandohet të tregoni kujdes edhe në çështjet e punës apo financat tuaja. Kontrolloni shëndetin dhe dietën e mos u mbingarkoni emocionalisht.

Binjakët

Shumë Binjakë rrezikojnë të mos kenë njohuri për një çështje me rëndësi nesër. Kjo gjë do të shkaktojë grindje me një mik të mirë. Shmangni ofendimet dhe përpiquni të sqaroheni, pasi rrezikoni t’i jepni fund përgjithmonë marrëdhënies suaj. Rivendosni rendin në hapësirën tuaj personale.

Gaforrja

Mos i keqkuptoni kritikat e të afërmve tuaj, qëllimi i tyre është pozitiv. Nesër ka një shans që rrethanat të mbështesin zbatimin e qëllimeve tuaja. Kushtojuni vëmendje të veçantë ndjenjave dhe mos lejoni që xhelozia të hyjë në martesën tuaj.

Luani

Për Luanët kjo ditë premton liri dhe lehtësi. Fati do të mbështesë idetë tuaja të
planifikuara për këtë ditë. E vetmja gjë që mund të errësojë triumfin është zilia e dikujt afër jush. Ndoshta mundësia juaj më e mirë është zbehja e komunikimit me 2 ose 3 persona në shoqërinë tuaj.

Virgjëresha

Për të lindurit e kësaj shenje, kjo ditë nuk do të jetë më e mira sa i përket suksesit. Ekziston rreziku që miqtë, rrethanat e padëshiruara apo indiferenca të ndërhyjnë tek ju. Gjithashtu, mosmarrëveshjet me fqinjët janë të mundshme të ndodhin nesër. Përsa i përket kujdesit ndaj shëndetit, nuk duhet të abuzoni me ushqimet me yndyrë dhe me shumë kalori.

Peshorja

Për Peshoret, kjo e martë do të sjellë kënaqësi dhe lumturi sa i përket jetës personale. Mund të pajtoheni me dikë, me të cilin keni ndërprerë lidhjet. Ish-marrëdhënia juaj mund të kthehet përsëri. Bëni kujdes me financat.

Akrepi

Ka shumë mundësi që këtë 29 mars Akrepat të kenë probleme në komunikim me bashkëshortin ose kolegun tuaj, duke bërë që të lindin mosmarrëveshjet. Megjithatë, kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe shumë shpejt do të rikthehet normaliteti. Është e rëndësishme të kryeni ushtrime fizike për të qenë sa më në formë.

Shigjetari

Shigjetarët do të surprizohen nga një event që e prisnin prej kohësh. Mund të nisni një punë të re, të zgjidhni problemet personale ose të kaloni dificitin financiar. Mos bisedoni gjithçka rreth vetes suaj, madje as me personat që ju i besoni më shumë.

Bricjapi

Disa Bricjapë mund të tentojnë t’i përshtaten një stili të re jetese. Ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u zbatuar planet tuaja, madje edhe më parë seç mund ta kishit menduar. Kohën e lirë do të ishte e udhës ta kalonit me familjen. Në mbrëmje do të jeni pranë personit të zemrës suaj.

Ujori

Disa Ujorë nuk do të ndalen nga asgjë vetëm për të realizuar qëllimin e tyre. Megjithatë, bëni kujdes se mund të shkelni normat morale. Nëse keni vepruar gabim në ndonjë moment, përpiquni ta korrigjoni atë sa më shpejt të jetë e mundur. Vlerësoni ndjenjat e të afërmve tuaj.

Peshqit

Neser Peshqit nuk duhet të kundërshtojnë opinionin e skuadrës së tyre. Ndoshta nuk do të jeni në gjendje ta fitoni këtë luftë. Është e rëndësishme të vlerësoni edhe mendimin e të tjerëve. Sa i përket anës romantike, do të jetë dita juaj me fat.

Moti Sot, e martë 29 mars 2022

Moti mbi vendin tonë parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet e larta malore do ketë reshje shiu të dobëta por nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave lokale dhe afatshkurtër. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë dhe pasdite. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

Ndryshon ora, akrepat lëvizën 60 minuta përpara

Nga sot rikthehet ora verore. Në orën 02:00 mes të shtunës së 26 marsit dhe të dielës së datës 27, akrepat e orës lëvizën 60 minuta përpara.

Kjo do të vazhdojë deri në të dielën e fundit të tetorit, kur do të kthehet ora dimërore.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Europën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Horoskopi Sot, e premte 25 mars 2022

Dashi

Nesër do të keni të gjitha mundësitë për të rritur të ardhurat financiare. Kjo mund të vijë si pasojë e një projekti të huaj. Sa u përket marrëdhënieve personale duhet të kufizoheni nga bisedat intime, deklaratat e dashurisë, pasi nuk është dita e duhur.

Demi

Për disa Dema, kjo ditë do të nisë lehtësisht. Keni mundësi të realizoni plotësisht planet për ditën e nesërme. E vetmja gjë që mund t’ju sjellë probleme janë bisedat me një prej kolegëve tuaj. Mund të realizoni një takim të mrekullueshëm në mbrëmje.

Binjakët

Binjakët mund të marrin disa lajme befasuese këtë të premte. Kjo ka gjasa të ketë lidhje me bizneset personale, financat ose karrierën. Sa i përket jetës personale, nuk pritet të ndodhë asgjë në veçanti. Qëndroni larg dietave strikte apo eksperimenteve në kulinari.

Gaforrja

Gaforret mund të konfuzohen nga informacionet gjatë ditës së nesërme. Mund të merrni disa lajme zhgënjyese sa i përket biznesit apo lidhjes suaj romantike. Mbani nën kontroll situatën dhe vëzhgoni me kujdes dinamikën e marrëdhënieve tuaja.

Luani

Luanët do grinden paksa nesër. Kjo mund të vijë për shkak të veshjes, stilit të flokëve apo sjellje së dikujt që nuk do t’ju pëlqejë. Mos u kushtoni rëndësi këtyre çështjeve dhe ecni përpara. Në jetën profesionale do të shënoni sukses.

Virgjëresha

Do të kaloni një ditë aspak monotone. Do të bëni lojëra, shaka me miqtë, po ka gjasa edhe të flirtoni me seksin e kundërt. Nuk rekomandohet të ndërmerrni projekte të rëndësishme gjatë ditës së neserme. Në mbrëmje këshillohet të tregoni kujdes ndaj familjes.

Peshorja

Disa Peshore do të jenë plot me ide të pazakonta. Nuk rekomandohet t’i ndani këto ide me njerëz që janë me këmbë në tokë. Shmangni bisedimet e tepërta për të ardhmen në familje, deklaratat e dashurisë dhe projektet në grup.

Akrepi

Do të përjetoni surpriza të ndryshme gjatë kësaj të premte, të cilat mund të vijnë nga njerëz që keni pasur një marrëdhënie të ftohtë në të kaluarën. Kjo ditë është e duhura për të bërë marrëveshje apo për të kërkuar një punë të re.

Shigjetari

Shigjetarët mund të befasohen nesër nga veprimet e disa personave pranë tyre. Ka gjasa që të ndiheni të tradhtuar. Arsyeja kryesore mund të jetë ardhja e një konkurrenti në punën tuaj. Mos u përpiqni të luftoni me problemet që do të përballeni këtë të premte.

Bricjapi

Bricjapët duhet të bëjnë kujdes me financat! Mos u bëni pjesë e aventurave të miqve tuaj. Gjithashtu, bëni shumë kujdes teksa ngisni makinën ose me pajisjet elektrike. Mbrëmja premton të kalojë pa probleme.

Ujori

Ujorët do të kenë fat me financat, por edhe në çështjet profesionale. Ka gjasa që të fitoni një rritje të vogël page. Sa u përket takimeve romantike apo diskutimeve në familje, nuk është dita e duhur. Kushtojini rëndësi kujdesit ndaj shëndetit.

Peshqit

Disa Peshq do të shënojnë sukses gjatë kësaj të premte. Mund të provoni fatin në biznes ose të mendoni rreth mënyrave për të fituar më shumë të ardhura. Është koha e duhur për të ndërtuar dashurinë.

Moti Sot, e premte 25 mars 2022

Moti pritet të nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore.

Prej orëve të pasdites, parashikohet reshje shjiu të dobta të cilat nisin nga zona e jugut dhe prej orëve të mbrëmjes shtrihen në të gjithë territorin. Lokalisht në orët e mbrëmjes reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes në relievet malore mbi 300 metra në verilindje dhe 500 metra në juglindje, parashikohen reshje dëbore të cilat në juglindje do të jenë të dendura.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës. Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Juglindje 5-12 m/sek, dhe përgjatë orëve të natës me intensitet me shpejtësi deri në 25-30 m/s duke u shoqëruar me valëzim të forcës 0-1 ballë dhe përgjatë orëve të mbrëmjes 6-7 ballë.

Horoskopi Sot, e martë 22 mars 2022

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të refuzojnë kompromiset gjatë ditës së nesërme. Ndoshta këto kompromise mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni me sukses një konflikt që mund të jetë ngritur mes kolegëve ose me një prej të afërmve tuaj. Kjo e martë nuk është e përshtatshme për projekte që kanë qëllim rritjen financiare.

Demi

Demët do të jenë në gjendje të forcojnë autoritetin profesional. Për ta bërë këtë mund të merrni disa përgjegjësi shtesë. Do të ndiheni në formë mjaft të mirë fizike, megjithatë bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm për shëndetin tuaj dhe të mos i neglizhoni analizat e nevojshme.

Binjakët

Binjakët nuk duhet t’i harrojnë interesat e njerëzve të dashur. Ka gjasa të merrni një ofertë tunduese, e cila do t’ju vërë në dyshime. Mendojini të gjitha rrisqet nëse vendosni të investoni diku. Shmangni këshillat e panevojshme të personave që sapo keni njohur.

Gaforrja

Të lindurit e kësaj shenje nuk duhet të eksperimentojnë nesër në çështjet personale. Mund të befasoheni nga rezultatet e një situate që do të vërë në provë dashurinë. Nëse jeni beqarë, mos lejoni miqtë të shpresojnë për një lidhje romantike me ju.

Luani

Luanët mund të mërziten nga monotonia e ngjarjeve këtë të martë. Në fillim të javës do të rrethoheni nga njerëz që janë të pakënaqur me veten e tyre, me vendin ku jetojnë dhe me të ardhurat. Rekomandohet të qëndroni pranë personave optimistë dhe do të ishte mirë që të vizitoni një mik të vjetër, i cili iu fal gjithnjë kënaqësi.

Virgjëresha

Për disa persona të kësaj shenje, kjo nuk do të jetë një ditë për tu mbajtur mend. Është koha e duhur për tu përfshirë në një hob të ri ose të eksploroni në një fushë të re. Mund të vizitoni disa vende të bukura ose të udhëtoni diku jashtë vendit.

Peshorja

Peshoret duhet të bëjnë kujdes gjatë kësaj të marte dhe të shmangin zemërimet e kota, pasi kjo mund të sjellë një eksperiencë negative. Shihni anën pozitive të asaj çfarë po ndodh rreth jush. Ka gjasa që puna juaj e këtyre ditëve të vlerësohet së shpejti.

Akrepi

Dita e nesërme premton të jetë mjaft pozitive për ju. Mund të rriteni në detyrë ose mund të merrni një shpërblim të papritur. Madje edhe sa i përket jetës personale, gjithçka do të shkojë mirë. Beqarët e kësaj shenje mund të nisin një romancë të bukur.

Shigjetari

Disa Shigjetarë do të dëshirojnë të ndryshojnë si në jetën personale ashtu edhe
profesionale. Ka gjasa që shpirti juaj revolucionar të shpërthejë dhe pasojat janë të paparashikueshme. Është më mirë për ju që të përkushtoheni në qëllime afatshkurtra.

Bricjapi

Nesër ka gjasa të përballeni me shumë të panjohura. Mos nxirrni konkluzione duke u bazuar vetëm në ngjarje që ndodhin rreth jush dhe shmangni dyshimet e shumta. Kushtojini rëndësi marrëdhënies suaj romantike.

Ujori

Ujorët nuk do të kenë arsye për t’u shqetësuar këtë të marte. E vetmja gjë që mund t’ju bëjë të mos ndiheni shumë komodë është paraqitja juaj. Dikush mund t’ju kritikojë për një çështje të caktuar, por harrojeni atë dhe përqendrohuni tek të dashurit tuaj.

Peshqit

Bëni kujdes me dietën ushqimore. Shmangni personat që iu afrohen vetëm për interes. Pasdite mund të zhvilloni një takim shumë interesant. Kjo ditë premton të shkojë mirë edhe sa i përket të ardhurave, por tregohuni të kujdesshëm me menaxhimin e tyre.

Moti Sot, e martë 22 mars 2021

Vijojnë vranësirat të jenë prezente në vendin tonë, duke bërë që gjatë paradites të kemi reshje të izoluara.

Ndërsa në orët në vijim reshjet do të bëhen më të dukshme, kryesisht në zonat Jugore dhe pjeserisht Qëndrore të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

A po formalizohet Kriza në Partinë Demokratike?!

Formalizimi i dorëheqjes të Lulzim Bashes prej kreut të PD, formalizon në nji farë mnyre krizën e thelle e të gjithanshme të leadershipit politikë të perftuem në kto 30vite postmonizem medemek demokratikë. Partia e Punës me emen e fasadë të re njerëzore e logjistike, sundon e pamposhtun dhe propaganda e saj asht perfeksionue në çdo detaj. Partia Demokratike, kjoftë në opozite apo edhe gjatë viteve te pushtetit, perveç momenteve të ndërrimit te sistemeve e klimës entuziaste te popullit per ndryshim, nuk arriti të strukturohej si formacion alternativ ndaj nji partie e strukture pushteti qe te pakten çër 50 vite kishte mbledhë gjenocid e dhunim te cdo te drejte elementare te nji pjese e mirë e shqiptareve dhe sidomos në adresë te komunitetit katolik, aksionari i vetëm moral i saj.


Leaderi historik i PD, Sali Berisha, ndoshta edhe për faktin se vinte prej radhëve të skalioneve të ulta të ish partisë komuniste, nuk e kishte stofën e duhun morale e parimore ta dekomunistizojë opozitën e parë, sikur e kërkonte ora e historisë, përkundrazi, me kalimin e kohës dhe për nevoja pushteti u hapi rrugë nji kontingjenti të fuqishëm bashkëpunëtorësh që kishin orbitue në ish sistemin e dikurshëm komunist me fryme otomane bizantine. Ato pak persona që përfaqësonin bazën antikomuniste e qëndrestare të PD mbetën dekor me u hedh hy syve komuniteteve të referimit e faktorit ndërkombëtar dhe realisht u penguen me arritë masën kritike, edhe pse ishin ADN e vërtet e PD dhe autorët e ringritjes të saj mbas goditjes gati fatale të vitit 1997 në konfliktin politik e social që shpëtheu për shkak të firmave piramidale. Kriza e leadershipit të PD nuk ka fillue je 2013 por bash në 2005 kur PD i atashohen perrethasit ideal e gjenetik të ish sistemit, të maskuem si perëndimor, sall se kishin msue nji gjuhë të huej apo liberal sepse kshtu u pëlqente me thirrë vedin…


Në fakt, ata nuk ishin as perëndimor e as liberal, por “pederalë” orientalë që ia kishin vu synin me uzurpue e profanue Partinë Demokratike, baza e të cilës ishte krejt ndryshe për histori e filozofi jete në raport me ta.
Gjatë pushtetit 8vjeçar të Partisë Demokratike ky model bashkëpunëtorësh i Sali Berishës, iu turrën tortës të pushtetit ekonomik e atij politik, sigurisht tue ba pazare në kondita force me vetë kreun e qeverisë, dhe shkatërruen deri gati në asgjësim konceptin e opozitës si institucion moral. Me humbjen e pushtetit të PD në vitin 2013, grupi i ri politik i opozitës me ny krye grupin e “pederalëve”, luftën e parë spastruese e filloi me përfaqësuen ma dinjitoze në rrafshin politikë të PD dhe politikës shqiptare të komunitetit katolik, pikërisht Znj. Jozefina Topalli. Ekuilibrat delikatë e parimor që me shumë takt e realizëm politikë, i kishte ndërtue Sali Berisha dhe ia kishte pa hajrin randshëm, Lulzim Basha, i rrafshon qysh në hapat e tij fillestar, tue e agravue dozën e sulmit ndaj katolikëve shqiptar në nji intervistë me nji gazete austriake, tue thane se janë të lidhun me krimin..Insistoj në raportin e PD me komunitetin katolik, sepse realisht ishte bastioni e linfa morale e vërtet e saj, për me thanë se humbja e reputacionit elektoral pranë ktij komuniteti, shënoi edhe krizën e pashmangshme të saj. Prandej, me formalizimin e krizës në leadershpin e PD, asht e nevojshme me arsyetue me kritere të rrepta morale politike dhe marrë kohën e duhun për nji dekantim të vendimeve që do të merren për të ardhmen e saj. Meritokracia në qëndresë, sjellje, taban shoqnor e politik alternativ me të shkuemen komuniste e korruptim postkomuniste, duhet të jenë disa virtyte të panegociueshme që do të ketë leadershipi i PD fituese. PD sot ka nevojë për model leadershpi që antikomunizmin e ka konstitucion gjenetik, familiar e komunitar dhe kët fakt e ka demonstrue jo sall në vitet ’90, por qysh në vitin 1944, dmth para se të instalohej ai sistem kriminal…


Në kët kuptim, duhet te bahet kujdes me absolutizue votën e proçedurën formale demokratike në zgjedhjen e kreut të ardhshëm të PD, mbasi në nji kontekst otoman hajnie endemike dhe orientimi pazaresh të ulta, rezultati i pritshëm do të jetë zhgënjyes. Mendoj se institucioni i kooptimit, i bamë me parrezi, sinqeritet, marrje përgjegjsie transparente si dhe kritere meritokratike-përfaqësuese për historinë e vet PD, në nji kuvend rithemelues solemn, të mandatuem prej frymës opozitare në Shqipni, do ishte strategjia shpresëdhënëse për të ardhmen e PD dhe opozitës fituese shqiptare. Çdo humbje kohe me çakej arrivist të dështuem që duen medemek garë për me e nihilizue atë, asht akti final varrmihës i Partisë Demokratike. Afrimi i njerëzve të dijes, kulturës, shërbëtor të së mirës të përbashkët dhe absolutisht të pa tundueshëm prej joshjeve korruptive, asht kusht thelbësor për me bind shqiptarët me votbesue alternativën e re te Partisë Demokratike. Ndoshta sot, ka fillue me u hapë rruga për nji perspektivë të re në radhët e opozitës dhe ezorçizimin e të keqës në makinacionet e përzgjedhjes të leadershipit në vendin tonë.

Nga Nest ZEFI