A po formalizohet Kriza në Partinë Demokratike?!

527

Formalizimi i dorëheqjes të Lulzim Bashes prej kreut të PD, formalizon në nji farë mnyre krizën e thelle e të gjithanshme të leadershipit politikë të perftuem në kto 30vite postmonizem medemek demokratikë. Partia e Punës me emen e fasadë të re njerëzore e logjistike, sundon e pamposhtun dhe propaganda e saj asht perfeksionue në çdo detaj. Partia Demokratike, kjoftë në opozite apo edhe gjatë viteve te pushtetit, perveç momenteve të ndërrimit te sistemeve e klimës entuziaste te popullit per ndryshim, nuk arriti të strukturohej si formacion alternativ ndaj nji partie e strukture pushteti qe te pakten çër 50 vite kishte mbledhë gjenocid e dhunim te cdo te drejte elementare te nji pjese e mirë e shqiptareve dhe sidomos në adresë te komunitetit katolik, aksionari i vetëm moral i saj.


Leaderi historik i PD, Sali Berisha, ndoshta edhe për faktin se vinte prej radhëve të skalioneve të ulta të ish partisë komuniste, nuk e kishte stofën e duhun morale e parimore ta dekomunistizojë opozitën e parë, sikur e kërkonte ora e historisë, përkundrazi, me kalimin e kohës dhe për nevoja pushteti u hapi rrugë nji kontingjenti të fuqishëm bashkëpunëtorësh që kishin orbitue në ish sistemin e dikurshëm komunist me fryme otomane bizantine. Ato pak persona që përfaqësonin bazën antikomuniste e qëndrestare të PD mbetën dekor me u hedh hy syve komuniteteve të referimit e faktorit ndërkombëtar dhe realisht u penguen me arritë masën kritike, edhe pse ishin ADN e vërtet e PD dhe autorët e ringritjes të saj mbas goditjes gati fatale të vitit 1997 në konfliktin politik e social që shpëtheu për shkak të firmave piramidale. Kriza e leadershipit të PD nuk ka fillue je 2013 por bash në 2005 kur PD i atashohen perrethasit ideal e gjenetik të ish sistemit, të maskuem si perëndimor, sall se kishin msue nji gjuhë të huej apo liberal sepse kshtu u pëlqente me thirrë vedin…


Në fakt, ata nuk ishin as perëndimor e as liberal, por “pederalë” orientalë që ia kishin vu synin me uzurpue e profanue Partinë Demokratike, baza e të cilës ishte krejt ndryshe për histori e filozofi jete në raport me ta.
Gjatë pushtetit 8vjeçar të Partisë Demokratike ky model bashkëpunëtorësh i Sali Berishës, iu turrën tortës të pushtetit ekonomik e atij politik, sigurisht tue ba pazare në kondita force me vetë kreun e qeverisë, dhe shkatërruen deri gati në asgjësim konceptin e opozitës si institucion moral. Me humbjen e pushtetit të PD në vitin 2013, grupi i ri politik i opozitës me ny krye grupin e “pederalëve”, luftën e parë spastruese e filloi me përfaqësuen ma dinjitoze në rrafshin politikë të PD dhe politikës shqiptare të komunitetit katolik, pikërisht Znj. Jozefina Topalli. Ekuilibrat delikatë e parimor që me shumë takt e realizëm politikë, i kishte ndërtue Sali Berisha dhe ia kishte pa hajrin randshëm, Lulzim Basha, i rrafshon qysh në hapat e tij fillestar, tue e agravue dozën e sulmit ndaj katolikëve shqiptar në nji intervistë me nji gazete austriake, tue thane se janë të lidhun me krimin..Insistoj në raportin e PD me komunitetin katolik, sepse realisht ishte bastioni e linfa morale e vërtet e saj, për me thanë se humbja e reputacionit elektoral pranë ktij komuniteti, shënoi edhe krizën e pashmangshme të saj. Prandej, me formalizimin e krizës në leadershpin e PD, asht e nevojshme me arsyetue me kritere të rrepta morale politike dhe marrë kohën e duhun për nji dekantim të vendimeve që do të merren për të ardhmen e saj. Meritokracia në qëndresë, sjellje, taban shoqnor e politik alternativ me të shkuemen komuniste e korruptim postkomuniste, duhet të jenë disa virtyte të panegociueshme që do të ketë leadershipi i PD fituese. PD sot ka nevojë për model leadershpi që antikomunizmin e ka konstitucion gjenetik, familiar e komunitar dhe kët fakt e ka demonstrue jo sall në vitet ’90, por qysh në vitin 1944, dmth para se të instalohej ai sistem kriminal…


Në kët kuptim, duhet te bahet kujdes me absolutizue votën e proçedurën formale demokratike në zgjedhjen e kreut të ardhshëm të PD, mbasi në nji kontekst otoman hajnie endemike dhe orientimi pazaresh të ulta, rezultati i pritshëm do të jetë zhgënjyes. Mendoj se institucioni i kooptimit, i bamë me parrezi, sinqeritet, marrje përgjegjsie transparente si dhe kritere meritokratike-përfaqësuese për historinë e vet PD, në nji kuvend rithemelues solemn, të mandatuem prej frymës opozitare në Shqipni, do ishte strategjia shpresëdhënëse për të ardhmen e PD dhe opozitës fituese shqiptare. Çdo humbje kohe me çakej arrivist të dështuem që duen medemek garë për me e nihilizue atë, asht akti final varrmihës i Partisë Demokratike. Afrimi i njerëzve të dijes, kulturës, shërbëtor të së mirës të përbashkët dhe absolutisht të pa tundueshëm prej joshjeve korruptive, asht kusht thelbësor për me bind shqiptarët me votbesue alternativën e re te Partisë Demokratike. Ndoshta sot, ka fillue me u hapë rruga për nji perspektivë të re në radhët e opozitës dhe ezorçizimin e të keqës në makinacionet e përzgjedhjes të leadershipit në vendin tonë.

Nga Nest ZEFI