Bastet / Artan Hoxha zbulon sa pika të licensuara operojnë në Shqipëri

566

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Repolitix” ka zbular sa kompani bastesh të licensuara operojnë në Shqipëri.

Hoxha ka thënë se janë vetëm tri kompani të licensuara dhe 19 të tjera operojnë me NIPT-e sekondare.

“Në Shqipëri janë vetëm tre kompani të licensuara dhe janë 19 të tjerë që operojnë me NIPT-e sekondare.

Nëse në 1 janar do të mbyllen këto qepenë maxhoranca do të marrë të gjitha votat e grave në zgjedhje, por nëse mbyll këto dhe hap ato të iphone-ve atëherë nuk bën gjë tjetër vetëm humbet besueshmërinë”,- u shpreh Hoxha.