Talibanët kanë reaguar për herë të parë këtë të premte pas sulmit rus në Ukrainë.
Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësi i grupit, Mohammad Naeem, u ka bërë thirrje “të dyja palëve të konfliktit të zgjidhin krizën përmes dialogut dhe mjeteve paqësore”. Ai i kërkoi gjithashtu Ukrainës dhe Rusisë që të mbrojnë “jetët e studentëve dhe emigrantëve afganë në Ukrainë”.
Pas rënies së qeverisë së Afganistanit të mbështetur nga Perëndimi në gusht, ushtria ukrainase evakuoi rreth 100 afganë në Kiev.