FOTOT / Me fytyrë nga armiku! Ja si po e presin pushtuesin ushtarët ukrainas në hyrje të Kievit

342

Forcat ushtarake ukrainase dhe garda kombëtare dolën në rrugët e Kievit sot teksa janë fotografuar të rreshtuar përgjatë një autostrade në pritje të ardhjes së trupave ruse.

Njerëzit e Putinit tani mendohet se janë brenda qytetit, megjithëse vendndodhja dhe numri i tyre i saktë është i paqartë. Luftimet u raportuan në Obolon, në periferi të qytetit, në orët e hershme, ndërsa Ministria e Mbrojtjes u tha banorëve të përgatisnin molotov për t’ia ‘zmbrapsur pushtuesit’. Forcat ruse janë parë edhe në rrethet Vorzel, Bucha, Irpen.

Trupat ruse mendohet se kanë mbërritur nga verilindja, pasi kanë përparuar nga Çernobili, i cili ra mbrëmë. Më shumë trupa ruse dhe forca të blinduara po përparojnë drejt kryeqytetit nga Konotop, në lindje, duke anashkaluar qytetin e Chernihiv ku u përplasën me rezistencën e rëndë të Ukrainës.

Screenshot 35
Screenshot 36