Moti Sot, e premte 23 prill 2021

214

Moti parashikohet me vranësira të dendura në pjesën e parë të ditës.

Më pas do të ketë përçarje të vranësirave dhe intervale kthjellimesh në pjesën veriore dhe qendrore. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar deri në mesditë.

Pasdite reshjet mbeten prezente në jug të vendit. Në zonat malore lindore do të ketë reshje dëbore në lartësi mbi 1000 metër. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje 2 -10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera herës fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.