Merr fund paqja në Europë, Vladimir Putin nis zyrtarisht luftën: Sulmon me raketa dhe shpërthime Ukrainën

429

Në natën mes 23 dhe 24 shkurtit 2022 Vladimir Putin i dha fund paqes në Europë. 

Ukraina po sulmohet nga ushtria ruse. Sulme me raketa dhe shpërthime në disa qytete ukrainase, njoftojnë mediat ndërkombëtare. Disa aeroporte janë mbyllur.

Kështu, në verën e vitit 1991, diktatori serb Sllobodan Millosheviq e pati nisur agresionin kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, pastaj edhe kundër Kosovës.
Millosheviqi i ri, i cili tani po sulmon Ukrainën, ka bombë atomike.

Ish-presidenti amerikan D.T. e quan Millosheviqin e Kremlinit “gjeni”. Nën presionin e D. T. republikanët po shndërrohen në parti proruse, shkruan me shqetësim gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Bota e fiton këtë betejë kundër diktatorit rus vetëm nëse është unike! Dhe e pakompromis!