Tronditet sërish Ukraina, tjetër shpërthim i madh / Kievi shpall shtetrrethim: Mos dilni nga shtëpia në këtë orar

268

Një shpërthim i madh ka ndodhur në aeroportin Melitopol në Ukrainë.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka shpallur gjendje shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga një deklarate të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, ka shkruar Klitschko.

“Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kyivisë që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, duhet të keni dokumente identifikimi me vete”, shtoi ai.