“Nuk na merr njeri në punë”, ngjyra e lëkurës bëhet shkak për mbylljen e dyerve për diskriminim edhe përbuzje, komuniteti rom në Elbasan në protestë për t’i thënë jo racizmit: Jemi bërë bashkë për të dënuar paragjykimin që bëhet jo vetëm në biznese por dhe në shoqëri, në rrugë ku mund të dëgjosh shpesh fjalë ofenduese

314


‘’Kërkojmë pastruese jo me ngjyrë”, ky njoftim për punë i një lokali në qytetin e Elbasanit ka nxitur reagime, pasi  në këtë njoftim duket qartë diskriminimi i këtij komunitetit për shkak të ngjyrës së lëkurës. Nisur nga kjo Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për biznesin, e ndërsa i bën thirrje të gjithë personave që bien pre e diskriminimeve të tilla të sinjalizojnë.

Gjithashtu në kuadër të kësaj situate këtë të hënë anëtarë të komunitetit dhe mbrojtësit e të drejtave të tyre janë mbledhur në një protestë ku kërkojnë dënimin e diskriminimeve të tilla me bazë racore.

Me pankarta në duart ku shkruhet “gjyko sipas aftësisë jo sipas ngjyrës”, “stop diskriminimit në punë”, protestuesit kërkojnë të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Një nga protestueset është shprehur për abc news se më shumë diskriminimin e ndiejnë tek bizneset pasi nuk i punësojnë.

“Nuk na merr njeri në punë”, ka thënë ajo.

Një tjetër protestues thekson se nuk janë vetëm bizneset por përbuzjen dhe të diskriminuar ato ndihen edhe kur kalojnë në rrugë.

“Jemi bërë bashkë për të dënuar diskriminimin që bëhet jo vetëm në biznese por dhe në shoqëri në rrugë ku mund të dëgjosh shpesh fjalë diskriminuese”.

Por kjo situate e këtij komuniteti nuk është vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në Tiranë, dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë gjë. Më thoni në sa restorante,  bar kafe ose dyqane që ju frekuentoni keni parë të ketë një punonjës me ngjyrë? Për këto pakica vendet e punës janë të pakta edhe kryesisht në pastrim, kjo gjë i detyron ato etnike që të shesin rroba të përdorura të mbledhin kanaçe ose në rastet më të këqija të lypin. Lira një grua e komunitetit rom u shpreh se zgjidhja më e mirë që ajo ka gjetur është të shesë rroba edhe pse shpesh bashkia jua merr atyre ato.

Me këtë mbahemi të gjithë si familje me këtë punë shesim këtu me radhë nxjerrim bukën e gojës, po ja ca t’i bëjmë këtyre të bashkisë s’na lenë vijnë thonë iki, ka raste  edhe na i marrin,” tha ajo për Babel.al.

Bashkia ka ndërtuar dy tregje për tu shitur rroba të përdorura për këtë komunitet një në zonës e Shkozës dhe një në zonën e Selitës por Lira u shpreh se ato nuk mund t’i dërgojnë mallin çdo ditë nga Alliasi në Selitë ose në Shkozë sepse nuk ka me çfarë ti transportojë dhe gjithashtu tha se shpreson që bashkia të hap edhe për ato një mini-treg edhe të punojnë të qetë.