Merr tri vajzat dhe del rrugëve të Evropës duke kërkuar azil, historia e policit që u flak në rrugë sepse zbuloi skandalin që desh i ‘hëngri kokën’

560

Shkëlqim Pepkola deri para pak kohësh ishte punonjës i Policisë së Shtetit. Sot, bashkë me gruan dhe tri vajzat është rrugëve të Evropës duke kërkuar a.zil.

Historinë e tij e sjell Anila Hoxha, e cila rrëfen se si një polic i ndershëm nuk gjen dot vend në realitetin e vendit tonë. Ai është detyruar qëtë largohet për shkak se denoncoi kapjen e policisë së shtetit nga m.afia.

Pepkola deri në tetor 2018 ka mbajtur detyrën e zv.drejtor i hetimit në drejtorinë e policisë vendore Kukës, por me 28 dhjetor i ka ardhur një urdhër lirimi nga drejtori Ardi Veliu. Largimi i tij lidhet me alirimin e Naser Gazhit si dhe laboratorin e her.oinës në Has,

Reagimi i plotë i Anila Hoxhës:

Lori Pepkola eshte 19 vjece. Ambicia e saj ishte te ndihmonte kedo qe ka probleme shendetesore andaj dhe ju perkushtua shkolles, dega farmaci. Per shkak se familja e saj nuk jetonte ne kryeqytet u rregjistrua ne nje konvikt ne Qytetin Studenti.

Dy motrat me te vogla qe ndiqnin shkollen ne Kukes, kane prirje njera per pikture dhe tjetra per muzike. Te treja jane vajza te dy prinderve te ndershem, qe nje dite te ftohte mblodhen urgjent cantat, i prene ne mes planet dhe enderrat, lane rrobat njera ne konvikt dhe te tjerat pa u pershendetur me shoket e klases dhe.. ja mbathen. Iken pa e ditur se nga kush po ikin dhe cfare rrezikojne

Femra e katert eshte nena e tyre. Quhet Leta ! Ajo i rriti ato pothuajse e vetme, pasi bashkeshorti polic, hidhej me detyre, sa ne Korce, sa ne Elbasan sa ne Lezhe e sa ne Lac.

Kush eshte familje polici e di cdo te thote te jetosh me canta ne krah. Aspak plotesisht per familjen, por ne sherbim te atdheut. Vajzat u rriten nga e ema , atehere kur i ati nderkohe ishte me sherbim dhe perpiqej te godiste grupet kr.iminale te Elbasanit.

Imagjinoni nje grua te vetme qe i semuren femijet dhe me ta ne krah e vetme i dergon ne shkolle, e vetme kujdeset per gjithcka sepse eshte martuar me nje njeri qe ka gjak polici dhe dhe jeten ja ka kushtuar detyres. Imagjinoni nje grua si ajo !

I pesti eshte polic. Eshte babai i tre vajzave, nuk arriti te blinte as nje shtepi ne Tirane per shkak te nje problemi te madh qe quhet ndershmeri.

E vetmja qe ju afroi eshte banesa e trasheguar nga familja prej 68 m2. Ai eshte Shkelqim Pepkola dhe megjithese luftonte ne faturat, me mbijetesen i shtoi familjes edhe nje rrezik tjeter. Friken dhe pasigurine per te jetuar ne Shqiperi. Nje dite te ftohte ai i mori femijet, bashkeshorten qe gjate gjithe jetes sakrifikoi bashke me te.

Dhe iku . Iku nga Shqiperia e cila mire qe e flaku, e la pa pune, nuk e degjoi, por ja rrembeu dhe ja boshatisi gjakun e policit. Ai quhet Shkelqim Pepkola dhe nje dite te ftohte si kjo, ai gjendet kampeve duke kerkuar azil. Azil! Manual si te vr.asim nje polic..

Ata qe shtijne mbi policet nuk jane vetem. Me kujtohet si “u v.ra” para ca vitesh Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, Edmond Rizai, Hamdi Fjora. U flaken ne akademi dhe disave prej tyre ju kerkua doreheqja nga gradat.

E bene ! Me kujtohet si ” u v.ra” Bilbil Mema, e flaken pas nje aksioni kunder skafeve, si “u vr.a” Ahmet Prenci e keshtu me radhe, police te njohur e te panjohur. Keshtu ” u vr.a” Anila Hoxha ish zevendes drejtore e pergjithshme e cila pavaresisht se ka nje vendim gjyqesor per tu kthyer, askush nuk ia hap deren. Jam bere gati , keshtu do ndodhe do” ma vr.asin” edhe vellain. Ai e do policine, nje dashuri qe ma transmeton sa here me kembengul ” na mbeshtet, mos na sulmo” .

Dhe sa here ma thote kete me kujtohet se si policia kaloi sfida te forta qe nga transformimi i gradave nga ushtarake ne civile, se si e shpetuam policine nga vaji e orizi qe ju jepnin si tollon cdo muaj, ne policine qe vazhdon ti ” haje” te vetet.